Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vrasja e Edmond Sulës, hetimet shtrihen në Maqedoninë e Veriut/ Dy pista për atentatin me snajper

    Mbajtën të mbyllur inspektorët e Tatimeve në resortin e Golemit, arrestohen administratori dhe 4 punonjës

    Aksident në Rrugën e Kombit pranë Rubikut, dy të plagosur, dërgohen në spital

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Skandali i orëve luksoze, ish-presidenti malazez Millo Gjukanoviç akuzohet për fshehje pasurie 200 mijë euro

    November 25, 2025

    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit në Mal të Zi ka dalë në përfundimin se ish-presidenti Millo Gjukanoviç ka fshehur një pjesë të pasurisë së tij personale – një koleksion luksoz orësh dore me vlerë të vlerësuar rreth 200 mijë euro.

    Sipas raportit zyrtar, Agjencia ka analizuar me imtësi fotografi të publikuara ndër vite nga media malazeze, të shkrepura gjatë paraqitjeve të ndryshme publike të Gjukanoviçit në kohën kur ai mbante postin e presidentit apo të kryeministrit. Në këto foto, ai shfaqej me orë dore të shtatë markave prestigjioze, secila prej të cilave – bazuar në vlerësimin e ekspertëve të provave digjitale – kushton mes 8.000 deri në 59.000 euro.

    Raporti thekson se fotografitë janë verifikuar si autentike dhe se asnjë nga këto orë nuk figuron në deklaratat zyrtare të pasurisë që Gjukanoviç ka dorëzuar ndër vite, pavarësisht se konsiderohen pjesë e pasurisë së luajtshme.

    Vetë Gjukanoviç, në një reagim të vitit 2021, i kishte quajtur pretendimet për orë me vlerë të lartë “sensacionalizëm dashakeq”, duke shtuar se disa prej tyre nuk i kishte zotëruar kurrë. Ai kishte pohuar gjithashtu se një orë e tipit “Brequet Tourbilion” ishte dhuratë nga një person i afërt që në vitet ’90, para hyrjes së tij në jetën publike.

    Por Agjencia e ka rrëzuar këtë shpjegim, duke deklaruar se pretendimi nuk mbështetet me asnjë provë. Madje, sipas ekspertëve të provave digjitale, model i tillë i orës që përmend gjukanoviçi “nuk ekziston”. Për këtë arsye, arsyetimi i tij është cilësuar si i papranueshëm.

    Millo Gjukanoviç, një nga figurat dominuese të politikës malazeze që prej fillimit të viteve ’90, ka mbajtur disa herë detyrën e kryeministrit dhe presidentit. Partia e tij ka qeverisur vendin deri në vitin 2020, kur humbi pushtetin pas më shumë se tri dekadash. Mandatin presidencial, Gjukanoviç e mbylli në vitin 2023, pasi u mund nga Jakov Millatoviç.

    Sipas procedurave ligjore në fuqi, ish-presidenti ka të drejtë të hapë një proces administrativ kundër vendimit të Agjencisë brenda 20 ditëve.

    fshehje pasurie Gjukanoviç Mali i Zi orë luksoze
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vrasja e Edmond Sulës, hetimet shtrihen në Maqedoninë e Veriut/ Dy pista për atentatin me snajper

    July 19, 2026

    Mbajtën të mbyllur inspektorët e Tatimeve në resortin e Golemit, arrestohen administratori dhe 4 punonjës

    July 19, 2026

    Aksident në Rrugën e Kombit pranë Rubikut, dy të plagosur, dërgohen në spital

    July 19, 2026

    Zbardhen dy vjedhje në Lushnjë, arrestohet 36-vjeçari/ Dyshohet se vodhi para e laptop dhe më pas i vuri flakën lokalit

    July 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.