Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Njëri djalë i vdiq 6 muaj më parë, Enea u vra dje! Tragjedi e dyfishtë në familjen Mekolli

     Në pranga 6 persona të përfshirë në grupe kriminale, pritet ekstradimi nga Dubai

    SPAK-u zbardh dëshmitë e Samir dhe Eva Manes për “shitjen” e vilës çiftit Meta-Kryemadhi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “S’ka asnjë flagrancë për të goditur një institucion të arsimit të lartë”/ Rasti i UBT, Rama: Abuzuesit të përgjigjen deri në fund

    February 26, 2025
    “S’ka asnjë flagrancë për të goditur një institucion të arsimit të lartë”/ Rasti i UBT, Rama: Abuzuesit të përgjigjen deri në fund
    Kryeministri Edi Rama

    TIRANË– Kryeministri Edi Rama teksa foli për masat e sigurisë të lëshuara nga SPAK për 24 zyrtarë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, u shpreh se nuk ka asnjë flagrancë për të goditur një institucion të arsimit të lartë.

    Më tej numri një i qeverisë tha se masat që janë lëshuar nga SPAK janë për abuzimet me fondet, duke theksuar se nëse vërtet ka shkelje abuzuesit duhet të shkojnë para drejtësisë.

    “Gjëja e parë që më ka shkuar në mendje kam thënë cfarë do mendojnë partnerët austriakë, 24 masa sigurie. Një numër marramendës për një çështje që ka 2-3 vjet dhe që nuk ka asnjë flagrance, asnjë arsye për të krijuar këtë goditje për një institucion të arsimit të lartë.”-tha Rama.

    FJALA E RAMËS:

    Mbase është e nevojshme të nënvizohet një fakt që kur kemi folur unë jam siguruar që së pari ju nuk jeni një person nën hetim. Ne nuk bëjmë dëgjesa me persona në hetim. Është mirë ta dinë të gjithë se para se ju të kandidoni për rektor i keni drejtuar një letër SPAK ku i keni kërkuar të sqarojë nëse ky kandidim do kishte ndonjë pengesë dhe përgjigja ka qenë për ju që mund të vazhdoni të kandidoni dhe e treta të gjithë duhet ta kuptojnë që shqetësimi shumë i madh në këtë rast nuk lidhet me faktet apo me fajësinë apo pafajësinë e personave, por lidhet me nxitimin për të deklaruar 24 persona në masë sigurie për një universitet që është në kthesë historike dhe që e ka të ardhmen në partneritet strategjik në një prej universiteteve të vjetra të botës. Gjëja e parë që më ka shkuar në mendje kam thënë cfarë do mendojnë partnerët austriakë, 24 masa sigurie. Një numër marramendës për një çështje që ka 2-3 vjet dhe që nuk ka asnjë flagrance, asnjë arsye për të krijuar këtë goditje për një institucion të arsimit të lartë. Aq më tepër që bëhet fjalë fonde të kërkimit shkencor ku nëse ka pasur abuzime, abuzuesit duhet të përgjigjen deri në fund. Këtë nuk e diskuton askush./Radar.al

    Edi rama SPAK lëshoi 24 masa arresti për zyrtarët e UBT ubt
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Njëri djalë i vdiq 6 muaj më parë, Enea u vra dje! Tragjedi e dyfishtë në familjen Mekolli

    June 5, 2026

     Në pranga 6 persona të përfshirë në grupe kriminale, pritet ekstradimi nga Dubai

    June 5, 2026

    SPAK-u zbardh dëshmitë e Samir dhe Eva Manes për “shitjen” e vilës çiftit Meta-Kryemadhi

    June 5, 2026

    Denoncimi/ Avokati “vjedh” 130 mln lekë dëmshpërblim të dy jetimëve, babai i ish-konkurentit të “Përputhen”

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.