Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident në Rrugën e Kombit pranë Rubikut, dy të plagosur, dërgohen në spital

    Zbardhen dy vjedhje në Lushnjë, arrestohet 36-vjeçari/ Dyshohet se vodhi para e laptop dhe më pas i vuri flakën lokalit

    Facebook pëson ndërprerje globale, mijëra përdorues raportojnë probleme me hyrjen dhe funksionimin e platformës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Siguria në shkolla, policia zbret në terren për drogën dhe armët e ftohta/ Hita ultimatum strukturave: Tolerancë zero

    May 17, 2026
    Siguria në shkolla, policia zbret në terren për drogën dhe armët e ftohta/ Hita ultimatum strukturave: Tolerancë zero

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka shpërndarë një telegram në të gjitha drejtoritë vendore dhe komisariatet e policisë në vend, duke kërkuar masa të menjëhershme për goditjen e shpërndarjes së drogës dhe mbajtjes së armëve të ftohta në shkolla dhe në perimetrin e sigurisë së tyre.

    Në dokumentin e siguruar nga Report Tv, Hita ngre shqetësimin për disa ngjarje të rënda të regjistruara gjatë vitit shkollor 2024-2025, ku nxënës apo persona të tjerë kanë hyrë në ambiente arsimore me sende të ndaluara, duke shkaktuar incidente që kanë rrezikuar jetën dhe sigurinë e nxënësve, si edhe kanë cenuar zhvillimin normal të procesit mësimor. Telegrami evidenton si problem kryesor shpërndarjen e lëndëve narkotike pranë shkollave, por edhe mbajtjen pa leje të armëve të ftohta.

    Kreu i Policisë së Shtetit pranon në dokument se një pjesë e këtyre ngjarjeve kanë ardhur si rezultat i punës së dobët të strukturave policore, të cilat sipas tij nuk kanë reaguar në kohë për parandalimin dhe goditjen e këtyre fenomeneve kriminale.

    Në urdhrin e dërguar drejtuesve vendorë, kërkohet organizimi i shërbimeve të posaçme policore në çdo institucion arsimor, duke vendosur agjentë të policisë kriminale pranë shkollave për të monitoruar situatën dhe për të goditur shpërndarësit e drogës. Gjithashtu, parashikohen kontrolle të befasishme nga strukturat e narkotikëve, agjentët e komisariateve dhe forcat operacionale për kapjen në flagrancë të personave që futen në shkolla për të shpërndarë lëndë narkotike.

    Një tjetër pikë e rëndësishme e telegramit lidhet me shtimin e përdorimit të metodave speciale të hetimit për dokumentimin e aktivitetit kriminal pranë institucioneve arsimore. Ndërkohë, strukturat e Krimit Ekonomik, në bashkëpunim me komisariatet, janë urdhëruar të mos lejojnë shitjen e produkteve të ndaluara për të miturit nën 18 vjeç.

    Skënder Hita ka paralajmëruar gjithashtu masa disiplinore ndaj drejtuesve apo efektivëve që nuk zbatojnë detyrat, duke kërkuar analiza të detajuara për çdo rast problematik dhe nisjen e hetimeve disiplinore kur konstatohen shkelje. Në fund të telegramit, drejtoritë vendore të policisë urdhërohen të raportojnë çdo javë në strukturën qendrore për masat e marra, rezultatet e arritura dhe problematikat e hasura në terren.

    arme te ftohta drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit goditje per shperndarje droge Siguria në shkolla Skënder Hita ultimatum strukturave
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident në Rrugën e Kombit pranë Rubikut, dy të plagosur, dërgohen në spital

    July 19, 2026

    Zbardhen dy vjedhje në Lushnjë, arrestohet 36-vjeçari/ Dyshohet se vodhi para e laptop dhe më pas i vuri flakën lokalit

    July 19, 2026

    Facebook pëson ndërprerje globale, mijëra përdorues raportojnë probleme me hyrjen dhe funksionimin e platformës

    July 19, 2026

    Operacioni “Baza” në Durrës/ Zbulohet arsenal armësh që dyshohet se furnizonte grupet kriminale, arrestohet 20-vjeçari

    July 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.