Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Policia e Tiranës: Shoqërohet dhe procedohet avokati Altin Goxhaj pas incidentit në rrugën e Kavajës

    Mësuesi në Maliq ndërron jetë papritur, gjendet pa shenja jete pas mësimit

    Romanca në Ferma VIP merr kthesë të fortë/ Indri tërhiqet, Vanesa gati t’i japë fund lidhjes jashtë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Si “kapardisej” në “Audin” e blinduar të Bajrit djali i Dekanit të Juridikut në Shkodër

    October 2, 2024
    Si “kapardisej” në “Audin” e blinduar të Bajrit djali i Dekanit të Juridikut në Shkodër
    Gasper Kokaj, djali i tij Kritjani dhe Behar Bajri.

    SHKODËR– Ato që shihni më poshtë janë fotot e papublikuara të Kristjan Kokajt, djalit të dekanit të Fakultetit të Drejtësisë në Shkodër, Gasper Kokaj, teksa shihet duke pirë kafe, në sediljen e pasme të “Audi”-t të blinduar që drejtohej nga kapoja i krimit të Organizuar në Shkodër, Behar Bajri.

    Imazhet e siguruara nga “Ora News” tregojnë qasjen e afërt që djali i dekanit dhe profesorit të Juridikut në Shkodër, me Behar Bajrin.

    Për më tepër këto imazhe u kthyen në provën kryesore të identifikimin e plotë të Behar Bajrit, pasi në SPAK u thirr Kristjan Kokaj, duke pranuar se fotot i kishte shkrepur Behar Bajri teksa ishin në shoqërinë e njëri-tjetrit.

    Përmes këtyre fotove të dy së bashku, Kristjani dhe Behari ecin rrugëve të Shkodrës me “Audi”-n e blinduar, ndërsa shkojnë në Fakultetin e Drejtësisë, për të takuar Gasper Kokajn, pasi dëshironte të bisedonte me të Behar Bajri.

    Kristjan Kokaj, shprehet se teksa nuk kanë mundur ta takojnë babain në fakultet, janë larguar në drejtim të “Dobraçit”, ku kanë konsumuar kafe në shtëpinë e Bajrit.

    Këto imazhe tregojnë afrimitetin dhe miqësinë që ka djali i Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë, me Behar Bajrin, i cili me sa duket kërkonte të depërtonte në Fakultetin Juridik të Shkodrës, duke takuar personalisht Gasper Kokajn.

    Aktualisht, Gasper Kokaj është marrë i pandehur në një çështje tjetër në prokurorinë e Shkodrës, për akuzën e korrupsionit pasiv së bashku me dy pedagoge të tjera, për kalimin në provime të dy studenteve kundrejt shumës prej 500 mijë lekë të vjetra.

    Ndërsa djali i tij, Kristjan Kokaj është dënuar pak muaj më parë për një aksident me vdekje të bërë ndaj Martin Pjetrit.

    Vendimi për dënimin e Kokajt është marrë nga gjyqtari Tonin Stërkaj, i cili e ka deklaruar fajtor dhe dënuar me 3 vite burgim për akuzën e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

    Por ky dënim me burg është pezulluar, duke e kaluar vuajtjen e dënimin në periudhë shërbimi prove, me kusht që Kristjan Kokaj të mos kryejë asnjë vepër penale.

    Ndërkohë SPAK thotë se në përdoruesin “SkyECC” të Behar Brajoviq me kodin “9E6STL” në bisedat e datës 5 dhe 6 Mars 2021, janë shkëmbyer midis Behar Brajoviq dhe Xhevahir Litës, fotot e Kristian Kokaj, i ulur në sediljen e pasme të një autoveture, një imazh të godinës së Fakultetit Juridik në Shkodër si dhe imazh tjetër ku Kokaj shfaqet i ulur në një kolltuk në një ambient të mbyllur.

    Për këto fakte më datë 4 Prill 2024, oficerët e BKH-së kanë pyetur si deklarues Kristjan Kokaj, i cili pasi i janë paraqitur fotot e shkëmbyera në “SkyECC”, ka deklaruar se personi në fotot e shkëmbyer është vetë shtetasi Kristjan Kokaj.

    Kristjan Kokaj deklaron se në fotot ku është i ulur në sediljen e pasme të një makine me filxhan kafeje në dorë ka qenë tek autovetura e Behar Brajoviq ndër tjera ai deklaron:

    …në fotot ku unë jam i ulur pasagjer, foto është bërë në makinën e Behar Brajoviq, dhe foton e ka bërë Behar Brajoviq, pasi aty kam qenë vetëm unë pasagjer dhe Behar Brajoviq shofer, nuk ka pasur person tjetër. Makina ka qenë një “Audi” e blinduar por targën nuk ja kujtoj. Ndërsa foto ku kam qenë i ulur në divan, mund të jetë bërë në kafene ose në shtëpinë e Behar Brajoviq, nuk di të them saktë…”.

    I pyetur nga oficeri se si është ndodhur në autoveturën e Behar Brajoviq, Kristjan Kokaj ka deklaruar se:

    “…unë nuk e kujtoj datën e saktë kur ka ndodhur kjo, por duhet të ketë disa vite. Unë mund t’ju shpjegoj lidhur me ditën kur është bërë foto, pasi nuk kam rastisur pasagjer në makinën e Behar Brajoviq përveç këtij rasti. Në ditën që është bërë foto unë kam qenë duke pirë kafe në lagjen time, pranë banesës. Aty ka kaluar Behari dhe nga makina më ka thirrur “…o nipçe hajde një here…”. Kam takuar Beharin dhe më ka thënë: “…hajde bëjmë një xhiro…”. Unë kam marrë kafenë që kisha porositur dhe jam ulur në sediljen e pasme dhe kemi bërë xhiro nëpër qytet. Gjatë kohës që udhëtonim, Behari më ka treguar se deshte të takonte babanë tim, Gasper Kokaj i cili është Dekan i Fakultetit të Drejtësisë Shkodër dhe për këtë arsye më kërkoi që të telefonoja babanë që të komunikonte me Behar Brajoviq…”

    Nga këqyrja e komunikimeve të përdoruesve SkyECC “TIV9E3” dhe “9E6STL” janë zbuluar vrasja e Gjin Boriçit, korrupsioni në gjyqësor, sigurimi i kushteve për të kryer vrasjen e Dorian Dulit, Ibrahim Licit, Mustafa Licit, Genc Tafilajt, Kleant Musabelliu e shume episode të tjera si trafik droge dhe kultivim droge./Ora News

    Behar Bajri djali i Dekanit të Juridikut në Shkodër Gasper Kokaj Kristjan Kokaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Policia e Tiranës: Shoqërohet dhe procedohet avokati Altin Goxhaj pas incidentit në rrugën e Kavajës

    April 16, 2026

    Mësuesi në Maliq ndërron jetë papritur, gjendet pa shenja jete pas mësimit

    April 16, 2026

    Romanca në Ferma VIP merr kthesë të fortë/ Indri tërhiqet, Vanesa gati t’i japë fund lidhjes jashtë

    April 16, 2026

    Plas debati live/ Grida Duma përplaset me Alfred Lelën dhe e largon nga studio

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.