Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alarm sigurie në Pentagon/ Evakuohen disa kate pas sinjalit për substanca të rrezikshme në ajër

    Dervishi në Bruksel: Shqipëria prezanton progresin në mbrojtjen e të dhënave personale, vlerësim nga Komisioni Evropian

    Tragjedi në Holandë/ Makina përplas grupin e fëmijëve me biçikleta, tre viktima dhe disa të plagosur rëndë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Shtrenjtimi i naftës në Shqipëri, aktivizohet Bordi i Transparencës për vendosjen e çmimit tavan

    March 23, 2026

    Qeveria shqiptare shpalli të hënën një situatë të veçantë në tregun e hidrokarbureve, pas rritjes së çmimeve të naftës të ndikuara nga zhvillimet në Lindjen e Mesme.

    Vendimi, i firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe i publikuar në Fletoren Zyrtare, parashikon aktivizimin e Bordit të Transparencës, i cili do të përcaktojë çmimin maksimal të lejuar për shitjen e naftës. Aktualisht, në shumicën e pikave të karburanteve në Tiranë, nafta tregtohet rreth 214 lekë për litër.

    Sipas vendimit, gjatë kësaj periudhe, çmimet e vendosura nga Bordi do të jenë të detyrueshme për të gjitha subjektet që operojnë në tregtimin e nënprodukteve të naftës dhe gazit në vend.

    Kompanitë kanë afat deri më 24 mars për të paraqitur përfaqësuesit e tyre pranë ministrisë përgjegjëse për Ekonominë, në mënyrë që të përfshihen në përbërjen e Bordit.

    Rritja e çmimeve lidhet me konfliktin në Lindjen e Mesme, ku përplasjet mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit kanë ndikuar në tregjet globale të energjisë, për shkak të tensioneve dhe bllokimit të Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët kryesore të transportit të naftës.

    Në kulmin e krizës, çmimi i naftës bruto Brent arriti deri në rreth 120 dollarë për fuçi, duke reflektuar menjëherë rritje edhe në tregun shqiptar, ku çmimet shkuan deri në 219 lekë për litër. Së fundmi, në bursat ndërkombëtare është shënuar një rënie drejt 90 dollarëve për fuçi, pas një pezullimi të përkohshëm të luftimeve.

    Megjithatë, në tregun vendas çmimi i naftës vijon të mbetet i lartë, rreth 214 lekë për litër.

    Kryeministri Rama ka paralajmëruar gjithashtu se, nëse çmimi kalon mbi 220 lekë për litër, qeveria do të ndërhyjë duke ulur akcizën me 20%.

    naftës Shtrenjtimi tavan
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alarm sigurie në Pentagon/ Evakuohen disa kate pas sinjalit për substanca të rrezikshme në ajër

    June 11, 2026

    Dervishi në Bruksel: Shqipëria prezanton progresin në mbrojtjen e të dhënave personale, vlerësim nga Komisioni Evropian

    June 11, 2026

    Tragjedi në Holandë/ Makina përplas grupin e fëmijëve me biçikleta, tre viktima dhe disa të plagosur rëndë

    June 11, 2026

    Përplasje në Kuvend/ Vengu replikë me Shehajn: Akuza për “patriotizëm online” dhe transferim parash jashtë vendit

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.