Pas miratimit nga Parlamenti të projektligjit për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, reagoi duke theksuar rëndësinë historike të këtij momenti.
Balluku deklaroi se Kryeministri Edi Rama do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë forum ndërkombëtar, pas ftesës së Presidentit amerikan Donald Trump, në një kohë të ndërlikuar për gjeopolitikën globale, ku tensionet dhe kërcënimet kanë sfiduar stabilitetin politik dhe social në nivel ndërkombëtar.
“Edi Rama do të përfaqësojë Shqipërinë në Bordin e Paqes, pas ftesës së Presidentit Trump, në një moment dinamik për gjeopolitikën, kur tensionet dhe kërcënimet kanë vënë në dyshim stabilitetin politik e social ndërkombëtarisht. Qeveria Shqiptare pozicionohet qartë në anën e paqes, rendit dhe vlerave që garantojnë stabilitet dhe siguri. Edhe një herë, Parlamenti Shqiptar shprehu vendosmërinë e përhershme për të qenë një aleat i vendosur dhe i palëkundur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, deklaron Balluku.





