Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Liqeni i Fierzës, atraksioni ende i pashfrytëzuar! Banorët: Duam statusin e zonës turistike

    Takoi rastësisht në festë karabinierin që i kishte pezulluar patentën, shqiptari i dehur e sulmon atë dhe kolegët

    Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Shqipëria dhe dilemat e listës, ja shanset për Mehmetin e Mirlind Dakun

    May 22, 2025

    Kombëtarja shqiptare do të përballet me dy sfida të ndryshme nga njëra-tjetra në muajin qershor, ndaj Serbisë dhe Letonisë, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

    Duke parë rëndësinë e tyre, mundësia është që trajneri Silvinjo të grumbullojë 26 futbollistë për këto dy ndeshje, duke marrë parasysh masat për transfertën e largët të Rigës, e cila do të luhet tri ditë pas ndeshjes me Serbinë në “Arena Kombëtare”. Dy ndeshje delikate, e para me një ngarkesë emocionale dhe më pas një përballje me një Letoni, e cila ka treguar se mund t’i hapë punë çdo kombëtareje.

    LISTA- Megjithatë, në fillimin e javës, braziliani do të publikojë edhe listën e lojtarëve që do të angazhohen në këto dy takime. Për t’i prekur pak repartet, në mbrojtje Shqipëria ka një grup të fortë lojtarësh, me emra, si Gjimshiti, Ismajli, Kumbulla dhe Ajeti, të gjithë në formë të shkëlqyer, pa harruar këtu edhe Mihajn. Ndërsa Mario Mitaj, i cili ka lënë pas dëmtimin, do të rikthehet në krah dhe Aliji, me paraqitjet e fundit, e meriton një ftesë sërish, duke “djegur” Andi Hadrojin.

    Balliu dhe Hysaj janë dy alternativat për krahun e djathtë të mbrojtjes. Në mesfushë, Laçi, Asllani dhe Ramadani janë të sigurt, por tre të rinjtë, Pajaziti, Berisha dhe Shehu, kanë mundësi të gjejnë vend në listë. Sa u përket lojtarëve të krahut, Hoxha, Bajrami, Muçi dhe Asani pritet të përfshihen, ndërsa me pikëpyetje është Taulant Seferi, i cili u la jashtë në muajin mars. Po ashtu, duke parë formën e dobët të Bajramit, Silvinjo mund të kthejë sytë nga Anis Mehmeti, megjithëse është një pozicion që ka “trafik”.

    Po ashtu është përfolur për Baton Zabërgjën e Dinamos, por në këtë moment duket si i pamundur një kalim te Shqipëria. Në sulm dilema më e madhe mbetet zgjedhja mes Dakut dhe Uzunit, me të dy të fundit që janë në balotazh për një vend në listë. Po ashtu, Broja dhe Manaj janë lojtarë kyç që do të kërkojnë të luajnë një rol të rëndësishëm. Një rikthim i mundshëm i portierit Etrit Berisha, që po luan në Suedi, mund të shtojë një mundësi të re për Silvinjon, ndërsa së fundmi është vëzhguar edhe Serxho Ujka i Egnatias. Mesfushori me tipare sulmuese është ndjekur nga afër disa herë prej stafit teknik të Kombëtares dhe nuk përjashtohet një grumbullim në këto dy ndeshje./PanoramaSport

    Spiropali për humbjen e Artan Lames: Dijet dhe talentin i vuri në shërbim të ndryshimit të Shqipërisë

    Sara Hoxha: Big Brother VIP këtë vit nuk ka qenë thjesht një spektakël…

    Italia kërkon ekstradimin/ Gjykata e Tiranës merr vendimin për Ekil Nerjaku dhe Ervis Detin

    kombetarja shqiptare Mirlind Daku Shqiperia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Liqeni i Fierzës, atraksioni ende i pashfrytëzuar! Banorët: Duam statusin e zonës turistike

    July 26, 2026

    Takoi rastësisht në festë karabinierin që i kishte pezulluar patentën, shqiptari i dehur e sulmon atë dhe kolegët

    July 26, 2026

    Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

    July 26, 2026

    Turistët “pushtojnë” Tiranën/ Vizitorë nga Evropa në kryeqytetin shqiptar për pushimet verore

    July 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.