KINË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinë ku të të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe 61 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një fabrikë fishekzjarrësh në provincën Hunan.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:40 me kohën lokale në qytetin Liuyang, në fabrikën Huasheng Fireworks. Si masë sigurie, ekipet e emergjencës evakuuan të gjithë banorët brenda një rrezeje prej 3 kilometrash nga zona e shpërthimit.
Autoritetet angazhuan rreth 500 punonjës për operacionet e kërkim-shpëtimit dhe trajtimin e të plagosurve, ndërsa u përdorën edhe robotë për të lokalizuar personat e bllokuar brenda ndërtesës.
Policia ka nisur hetimet për shkaqet e shpërthimit dhe ka marrë masa ndaj personit përgjegjës të kompanisë, raportojnë mediat shtetërore kineze.
Sipas autoriteteve, dy depo me barut brenda kompleksit të fabrikës paraqisnin rrezik të lartë gjatë operacioneve të shpëtimit. Për të shmangur incidente të tjera, ekipet ndërhynë duke lagështuar zonën përreth./Radar.al


