Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Shpërthen Adriana Kalaja: Ursula von der Leyen, dashnorja e Ramës

    October 25, 2024
    “Mos na detyroni t’u tregojmë vendin”/ Kalaja humbet toruan: Ursula von der Leyen dashnorja e Ramës

    Në mbyllje të protestës së sotme të opozitës, foli Adriana Kalaja, e cila tha se kjo është një betejë mes Shqipërisë dhe mafies.

    “Kjo nuk është një betejë mes PD dhe një partie kriminale që duhej zhdukur që në vitin 1991- ne po paguajmë gjynahet e vitit 1991 që nuk i premë kokën gjarprit komunist- kjo është një betejë mes Shqipërisë dhe mafies. Kjo është një betejë nëse do rezistojë apo jo Shqipëria, apo ky vend do bëhet Kolumbi,” tha Kalaja.

    Më tej Kalaja përcolli një mesazh për ndërkombëtarët.

    “Unë që sot, meqë e dini se i kam fiksim ambasadorët, fjalët e mia nuk janë për një ndërkombëtar të ndershëm, që na sjell demokraci dhe virtyte, por për ata sharlatanë që na kthehen në Elisa Spiropali, Romina Kuko dhe të gjithë këta të aleancës së qelbësirave. Çuditërisht, të nesërmen e arrestimit të presidentit Meta, shoqja Nancy, përfaqësuesja e SHBA e konvertuar tashmë shumë shpejt në shoqen Laja, shkon e takon ministrin e Brendshëm, një pinjoll të diktaturës. Prandaj thashë që duhej të kishim marrë masa që në vitin 1991. Shoqes Nancy doja t’i bëja një pyetje, a e pyete atë ministrin e Brendshëm që trashëgon gjakun e diktaturës, a ia ka kthyer Dumani atij Ilir Prodës celularin e sekuestruar? Aty ngjitur me ministrin që vizitove, është edhe një zëvendësministre që na e kanë bërë kryetare të Këshillit Bashkiak. Deri dje e mbante në zyrë Luigji Sorekën, prandaj Luigji Soreka sulmonte opozitën. Ne do mbajmë qëndrim kundër të gjithë atyre që përcjellin antimoral, antivlera. Në çfarë orgjie tjetër është kapur shoqja Romina me të gjitha shoqet e shokët e saj? Një shoqe tjetër që dua t’i drejtohem është shoqja Ursula. Do doja shumë që këtyre grave t’u thosha zonja, por nuk janë zonja. Mua më pështjelloi fakti që ajo i thoshte ‘dear Edi’. Ajo ishte në takim zyrtar, nuk është e dashura e Edi Ramës. Nëse është, le të na e thotë. Ajo ka detyrimin t’i thotë ‘zoti Rama’, jo ‘i dashuri Rama’. Kë të besojmë ne shoqja Ursula, ty apo raportet e DASH që flet për qeverinë më të korruptuar dhe të kriminalizuar në Europë? Ju jeni në krahun e krimit, në krahun e mafies, në krahun e atyre që luftojnë kundër Shqipërisë. Ne nuk do ua falim që vini dhe merrni çantën me lekë dhe thoni se kemi përparuar. Përpara se të flisni, duhet të ulni kokën se ju e keni krijuar këtë monstër që nga viti 2013. Mbyllni gojën dhe mos na detyroni t’u tregojmë vendin. Kjo lufta e opozitës për të mbrojtur Shqipërinë dhe ne do e mbrojmë me çdo kusht. Të gjithë bashkë me 29 tetor të tregojmë se si mbrohet liria, se si mbrohet demokracia, se si mbrohet Shqipëria,” tha Kalaja.

    LEXO EDHE:

    Edi Rama tjetër takim me emigrantët shqiptarë në Greqi, zbulohet data

    dashnorja e rames KALAJA Ursula von der Leyen
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    April 19, 2026

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    April 19, 2026

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    April 19, 2026

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.