Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Ursula Von der Leyen mbërrin në Tiranë, ja çfarë pritet të ndodhë

    October 23, 2024
    Ursula Von der Leyen mbërrin në Tiranë

    Para pak çastesh presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka mbërritur në Tiranë, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama.

    Von der Leyen, nis sot turin e vizitave, në disa vende të Ballkanit Perëndimor, gjithashtu dhe në vendin tonë.

    Burimet bëjnë me dije se ajo aktualisht po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama dhe 60 minuta më pas do të dalin përpara media në një konferencë për shtyp.

    Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen rreth orës 17:00 do të marrin pjesë edhe në ceremoninë e hapjes së Kolegjit të Europës.

    Ursula von der Leyen e gjen Shqipërinë në këtë vizitë, me një hap të avancuar drejt BE, pas Konferencës së dytë ndërqeveritare dhe çeljes së kapitullit të parë disa ditë më parë në Luksemburg.

    Në të fundit vizitë në Tiranë atë të 15 Tetorit të vitit të shkuar, Ursula von der Leyen gjatë Samit të Berlinit, shpalosi planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor përmes një pakete 6 miliard Euro.

    Ndërsa në 10 vjetorin e Samitit të Berlinit mbajtur  në Gjermani javën e shkuar deklaroi se ” se duhet të kryhen “detyrat e shtëpisë” për të përfituar nga Plani i Rritjes”.

    Gjatë këtij turi në Ballkanin Perëndimor Presidentja e Komisionit Europian pritet të përcjellë mesazhe për zgjerimin sikurse të ketë një fokus të posaçëm për Planin e Rritjes, i  shtrirë në periudhën kohore 2024-2027 për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

    Edi rama Tiranë Ursula von der Leyen
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    April 19, 2026

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    April 19, 2026

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    April 19, 2026

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.