Një konflikt ka ndodhur në zonën e quajtur “Rinia”në qytetin e Vlorës, ku dy të rinj adoleshentë ,janë përfshirë në një debat i cili nisi me fjalë banale dhe agrevoi në përleshje fizike.
Njëri nga adoleshentet tentoi të plagosë bashkëmoshatarin e tij me një thikë.
Fatmirëisht, ndërhyrja e menjëhershme e forcave “Shqiponja” të Vlorës, mundi të parandalonte përshkallëzimin e ngjarjes.
Personi që posedonte thikën u shoqërua për në komisariat, ndërsa personi tjetër bëhet me dije se është në gjendje të mirë shëndetësore.


