Shqiptari Dorian Puka i njohur ndryshe si “sheiku lezhjan” sërish ka kryesuar në artikujt e Daily Mail dhe The Telegraph.
I përfolur në rrjet për jetën e tij luksose, mediat britanike sërish i kushtuan artikuj lezhjanit.
The Telegraph raporton se Puka, i cili ka kërkuar azil në Mbretërinë e Bashkuar, ka sfiduar autoritetet duke postuar mesazhe për Vitin e Ri nga një klub nate në Londër.
Puka, 28 vjeç, ka postuar një video të tijën duke festuar në një klub nate në Londër, me një mesazh për shokët e tij, ndërkohë që vetëm disa muaj më parë kishte publikuar një seri videosh teksa drejtonte një Ferrari të shtrenjtë dhe duke shfaqur pasuri të tjera si orë Rolex.
Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar është shprehur se nuk e ka fuqinë e deportimit të tij derisa kërkesa për azil të shqyrtohet plotësisht, një proces që mund të zgjasë disa muaj deri në disa vite, për shkak të numrit të madh të ankesave në gjykatat e imigracionit.
Gjithashtu edhe britanikja Daily Mail i ka kushtuar një artikull Pukës duke e cilësuar sjelljen e tij tallje me autoritetet në Britani.


