Dorian Puka, lezhjani i njohur si “Sheik” i cili publikon jetën e luksit nëpër rrjet, u dëbua dy herë nga shteti ishull, por nuk e la me kaq.
Ai vendosi të rikthehej ilegalisht plot dy herë në thyerje të urdhrit të dëbimit nuk ndalet.
Pas ironizimit të një dite më pare, përmes një fotomontazhi me politikanin Nigel Farage sikur po ata drekonin bashkë, Puka replikoi përmes një statusi në Instagram me editorin e çështjeve të brendshme në The Telegraph gazetarin Charles Hymas autorin e shkrimit me titull “Grabitësi shqiptar i dëbuar dy herë nga Anglia udhëton në Londër me Ferrari”.
Përgjatë të shkuarës, Puka ishte subjekt i disa shkrimeve në The Telegraph.
Me një gjuhë aspak etike e anglishte plot gabime, Puka shkruan:
“Charles Hymas. A mendon se mua më bëhet vonë se cfarë ti shkruan për mua? Shkruaj prap. Mua nuk më bëhet vonë. Thuaj Nigel Farage së ndaluari në të kërkuarin intervistë me mua. Ju nuk jeni end në nivelin tim. Mbase kur ti (Charles) do të shkosh në Ëestmisnter( Parlamentin Britanik) do të mendohet e t’ju jap një shans. Faleminderit.”



