Ndonëse po bëhen shumë ditë që nga vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula, një ngjarje e ndodhur nga ishi saj filipinas Marc Samson, hetimet po vijojnë.
Mediat italiane së fundmi kanë raportuar për Samson se siç ai ka thënë dhe më herët ai është shprehur sërish para hetuesve se valixhen me trupin e pajetë të Ilarias pasi e vrau në dhomën e tij të gjumit më 26 mars, e ka nxjerrë vetë nga shtëpia dhe e ka futur po vetë në makinën e tij.
Por ndryshe nga herët e tjera, përveç se insiston se e ka ngarkuar vetë trupin në makinë, ai përmend edhe një dëshmitar, ku ky i fundit thuhet se e ka parë teksa tërhiqte valixhen që përmbante trupin e Ilaria Sulas.
Kjo deklaratë ka ngritur pikëpyetje të reja për hetuesit, pasi pavarësisht ndjekjes së ngjarjes, ky person nuk është paraqitur ende si dëshmitar.
“E ngarkova vetë valixhen në makinë, jam i fortë, më vini në provë. Më ka parë edhe një person”, shkruan 23-vjeçari në letrën e tij, të përpiluar nga qelia ku ndodhet i paraburgosur dhe që i është dorëzuar prokurorëve të Romës nga avokatët e tij.


