Zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetin e tij social në Facebook është shprehur se nëse Donald Trump arrin t’i japë fund luftës në Ukrainë, pasi të fillojë punën në krye të Shtëpisë së Bardhë, ai meriton Nobelin për Paqe.
“Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump duhet të marrë çmimin Nobel për Paqen nëse ai arrin t’i japë fund konfliktit midis Rusisë. Përveç shpëtimit të jetëve, kjo do të na sillte një të ardhme më të qetë në krahasim me atë që demokratët na kanë lënë deri tani”,shkruan zëvendëskryeministri i Italisë.


