Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Spanjë/ Çifti britanik braktis tre fëmijët për festë, foshnja 6-muajshe rezulton pozitive për k*kainë

    Trump përshkallëzon retorikën për Iranin, por shfaq rezerva për ndërhyrje të reja

    Alarm sigurie në Pentagon/ Evakuohen disa kate pas sinjalit për substanca të rrezikshme në ajër

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Rusia thotë se bisedimet në Floridë ishin “konstruktive”

    December 21, 2025
    Rusia thotë se bisedimet në Floridë ishin “konstruktive”

    Kirill Dmitriev, negociator i lartë i Kremlinit, tha se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara po bisedojnë “në mënyrë konstruktive” në Floridë dhe se negociatat e paqes do të vazhdojnë më 21 dhjetor, edhe pse nuk ka detaje të tjera për këtë çështje.

    “Diskutimet po zhvillohen në mënyrë konstruktive. Ato kanë nisur më herët dhe do të vazhdojnë sot, si dhe do të vazhdojnë edhe nesër.” u tha Dmitriev gazetarëve më 20 dhjetor, në margjinat e bisedimeve pranë Majamit në Shtetet e Bashkuara. Të gjitha palët e përfshira në procesin e paqes të ndërmjetësuar nga SHBA-ja kanë përmendur rregullisht “përparim” ose kanë bërë vlerësime të ngjashme, pa dhënë detaje.

    Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar për bisedimet, megjithëse Reuters, duke cituar një zyrtar amerikan të paidentifikuar, raportoi se bisedimet kishin përfunduar për atë ditë.

    I dërguari amerikan, Steve Witkoff, dhe dhëndri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner, besohet se po përfaqësonin Uashingtonin. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, kishte thënë më herët se mund të merrte pjesë në bisedimet e fundjavës, por nuk u dhanë detaje.

    Diskutimet në SHBA janë hapi më i fundit në përpjekjet e Trumpit për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës, e cila ka marrë dhjetëra mijëra jetë dhe po i afrohet vitit të katërt.

    Trump në nëntor nisi të ushtrojë presion mbi Kievin që të pranojë një propozim me 28 pika, të cilin kritikët e vlerësuan se ndjeshëm ishte në favor të Rusisë.

    Ukraina dhe mbështetësit e saj evropianë u angazhuan me urgjencë për të bërë ndryshime, me synim mbrojtjen e interesave të Ukrainës lidhur me territorin, garancitë e sigurisë për Kievin dhe çështje të tjera. Sipas raportimeve, plani tani përbëhet nga 20 pika dhe përfshin më shumë nga interesat e Ukrainës.

    Para bisedimeve në Florida, Rubio këmbënguli se Uashingtoni nuk do ta detyrojë asnjërën palë të pranojë një marrëveshje.

    “Nuk mund ta detyrojmë Ukrainën të bëjë një marrëveshje. Nuk mund ta detyrojmë Rusinë të bëjë një marrëveshje. Ato duhet të duan vetë të bëjnë një marrëveshje”, tha ai.

    “Mendoj se kemi bërë përparim [në proces], por kemi ende rrugë për të bërë. Dhe, padyshim, çështjet më të vështira janë gjithmonë ato të fundit”, shtoi kryediplomati amerikan.

    Detajet e planeve që po përpunohen mbeten të paqarta, por kornizat e përgjithshme parashikojnë që Ukraina të bëjë lëshime territoriale në këmbim të garancive të sigurisë.

    Deklaratat e fundit vijnë pas edhe një jave tjetër me aktivitet të shtuar diplomatik dhe ushtarak, teksa Rusia po vazhdon të godasë objektiva civile, infrastrukturë dhe ushtarake në Ukrainë, ndërkohë që Kievi po përpiqet të mbrojë terrenin në lindje të vendit dhe kundërpërgjigjet me sulme ndaj asaj që thotë se janë objektiva me rëndësi ushtarake brenda Rusisë.

    Gjatë javës, emisarët amerikanë zhvilluan bisedime me zyrtarë evropianë dhe ukrainas, dhe gjatë një samiti të Bashkimit Evropian u miratua një kredi prej 106 miliardë dollarësh për Kievin, teksa presidenti rus, Vladimir Putin, mbajti një konferencë shtypi prej katër orësh e gjysmë, ku përsëriti kërkesat e tij ë, së bashku me pretendime e kontestueshme për përparime në fushëbetejë./REL

    Floridë Kirill Dmitriev Rusi Shtetet e Bashkuara
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Spanjë/ Çifti britanik braktis tre fëmijët për festë, foshnja 6-muajshe rezulton pozitive për k*kainë

    June 11, 2026

    Trump përshkallëzon retorikën për Iranin, por shfaq rezerva për ndërhyrje të reja

    June 11, 2026

    Alarm sigurie në Pentagon/ Evakuohen disa kate pas sinjalit për substanca të rrezikshme në ajër

    June 11, 2026

    Dervishi në Bruksel: Shqipëria prezanton progresin në mbrojtjen e të dhënave personale, vlerësim nga Komisioni Evropian

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.