Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump për liderin e ri iranian: Khamenei është më racional dhe është plagosur rëndë

    Të shtëna në Vlorë, një person plagoset në zonën e Transballkanikes

    Rama nga Elbasani: Turizmi i luksit motor i ekonomisë, vendet e punës dhe të ardhurat vijnë nga investimet e mëdha

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Rrëqethëse/ Pa bukë dhe ujë. E vetmja gjë që i ngroh shpirtin dhe çadrën ku jeton është dashuria e gruas së tij

    October 12, 2024
    Rrëqethëse/ Pa bukë dhe ujë. E vetmja gjë që i ngroh shpirtin dhe çadrën ku jeton është dashuria e gruas së tij

    Një histori e veçantë rrëmbeu zemrat e publikut shqiptar që mbrëmjen e ndjeshme në emisionin “Për shqiptarët” ndoqën histroinë e Ganiut.

    Një burrë nga Librazhdi që zgjodhi të surprizonte bashkëshorten e tij, për t’i dhuruar një ditë ndryshe nga rutina që për hir të vërtetës nuk mund t’ia zbukurojë.

    Duke përballuar një jetë mes sakrificave dhe kushteve të vështira e pa shtëpi, dyshja në fjalë sjell shembullin e një familjeje të lumtur dhe pa zënka, ndonëse Zoti nuk u fali fëmijë.

    Ganiu, një person me një fëmijëri jo shumë të lehtë, me punë dhe shumë vështirësi familja e tij mezi ia dilte të përballonte jetesën.

    Teksa vitet kalonin, njohu një vajzë me të cilën u martua dhe patën një djalë. Vitet kalonin dhe Ganiu i siguronte të ardhurat duke punuar në minierën e Prrenjasit. Duart e tij e ndjejnë ende të ftohtin dhe ashpërsinë e veglave të punës dhe trupi aqkoma nuk është në gjendje të harrojë errësirën dhe ajrin e mbytur ku i duhej të rrinte për orë të tëra.

    Martesa nuk ishte aq e bukur sa e kishte menduar dhe pas ndarjes u shpërngul në Elbasan. Djali është distancuar me kalimin e viteve dhe kanë shumë pak kontakt.

    Në vitin 2003 me mblesëri e njohën me Hajrien, bashkëshorten me të cilën sot i bën ballë jetës.

    Fatkeqësisht, për shkaqe shëndetësore Ganiu dhe Hajria nuk mundën të bënin fëmijë dhe këto 21 vite në krah patën vetëm njëri-tjetrin.

    Pagesa që merrte nga miniera nuk mjaftonte për të blerë shtëpinë e tyre, prandaj gjithë jetën ata e kanë kaluar nga një shtëpi me qira në tjetrën.

    Askush nuk u vinte në ndihmë dhe as ata vetë nuk ia zgjasnin dorën dikujt.

    Ganiut i vinte turp të kërkonte ndihmë, i vinte turp që njerëzit ta shihnin gjendjen në të cilën jeta e kishte përplasur. Një burrë duhet të jetë i aftë të mbajë veten dhe familjen thotë ai, nuk duhet ta shtrijë dorën dhe të kërkojë ndihmë te të tjerët.

    Me daljen në pension gjërat u bënë akoma edhe më të vështira. Jetonin në një shtëpi shumë të vjetër me qera. Një mbrëmje dimri u zgjuan të tronditur pasi shtëpia u përmbyt nga shiu.

    Uji ishte futur brenda dhe çdo gjë që ata zotëronin ishte dëmtuar. Dolën menjëherë jashtë dhe kërkuan ndihmë por askush nuk bënte dot asgjë. Ishin pa asnjë përkrahje dhe tani kishin ngelur në mes të katër rrugëve.

    E vetmja zgjidhje që kishin ishte të krijonin një çadër e të jetonin brenda saj dhe kështu bënë.

    Mblodhën plaçkat që iu kishin ngelur dhe i futën brenda një plastmasi të madh të cilin e kapën në formë çadre me hekura e gurë që mos ta merrte era. Ajo u bë shtëpia e tyre e re.

    U bënë 3 vite që jetojnë në çadër, u bënë 3 vite që jetojnë pa energji elektrike dhe ujë. Kur bie nata, presin të ndizen dritat e rrugës që të futet pak dritë brenda. E vetmja gjë që ngroh netët e ftohta është mirëkuptimi dhe harmonia që kanë me njëri tjetrin.

    Me pensionin mujor të të dyve mezi ia dalin për të paguar ushqimin dhe ilaçet që janë të detyruar të pinë prej moshës.

    Ganiu nuk do që t’i vijë keq askujt për të dhe Hajrien. Ai na zbulon se ka pritur që dikush t’i thoshte të paktën një fjalë të ngrohtë, por askush nuk e gjeti kohën për të ndaluar një moment e për t’i pyetur nëse kishin ngrënë, a kishin nevojë për gjë, a ishin ende gjallë…

    Atij i vjen keq që jeta i shkoi kështu, i vjen keq që nuk pati kurrë një moment gëzimi me Hajrien. Do të donte që jeta e tyre të kishte qenë shumë më ndryshe por jeta kështu rrodhi. Prandaj ai kërkon që sot t’i dhurojë Hajries disa kujtime të lumtura, dëshiron që të paktën për disa orë të dy ata të harrojnë çdo vuajtje dhe vështirësi.

    Nuk mundën të bënin fëmijë dhe të kishin një familje të madhe, por kanë patur njëri tjetrin. Gjithmonë do kenë njëri tjetrin. Hajria për të ka qenë grua, mike, motër dhe gjithçka në një.

    Kanë qarë hallet bashkë, kanë ndarë ëndrrat bashkë dhe kanë shpresuar se ditë më të bukura do të vijnë.

    Letra e Ganiut për bashkëshorten e tij, Hajrien

    Hajria ime e dashur,

    U bënë shumë vite që jemi bashkë dhe planet që thurrëm në fillim ishin të shumta, por fati nuk ishte me ne.  Kanë qenë vite të vështira dhe nëse nuk do të të kisha njohur ty, e them me bindje se nuk do ia kisha dalë dot. Çdo ditë rri i ulur në stolin ku ulem gjithmonë, jashtë çadrës që prej 3 vitesh është shtëpia jonë. Mendohem se ku gabova që jeta më shkoi kështu, por nuk gjej një përgjigje…

    Më vjen keq që nuk patëm fëmijë të cilët do mbushnin ditët tona me të qeshura. E di që je lodhur sepse kemi punuar shumë, kemi rendur nëpër fusha duke mbledhur lule për t’i shitur dhe unë s’pata kurrë mundësinë të të gëzoja ty me një buqetë me lule, as kur ke pasur ditëlindjen e as kur ke qenë sëmurë.

    Ne nuk jemi zënë kurrë, nuk jemi grindur asnjëherë në këto 21 vite bashkë. Ti e di që unë jam shumë krenar dhe me vjen turp të kërkoj ndihmë, prandaj për të më qetësuar më thoshe gjithmonë se ne nuk na duhej asgjë, na mjaftonte vetëm të kishim shëndetin dhe të dy bashkë do e kalonim edhe këtë sfidë.

    Por unë e di se edhe ti e ke mbajtur të gjithë mërzitjen brenda vetes sepse nuk doje që të më mërzisje mua. Unë dua të të qëndroj në krahë gjithmonë, vetëm të lutem të më bësh një premtim. Mos të të shkojë kurrë më në mendje që t’i japësh fund jetës sepse ditë më të bukura do të vijnë….

    Më lejo të të premtoj unë sot, që do të të sjell xixëllonja në errësirë…

    Ka shumë raste kur ndihem në faj që nuk munda të të dhuroj një jetë më të lehtë. Në këtë moshë ne duhet të ishim duke u kujdesur për nipërit e mbesat, ti duke gatuar në kuzhinë e unë duke u kujdesur për pemët në kopësht. E në darkë, kur dielli të ulej, të dy bashkë të bënim një shëtitje, teksa ti më tregoje gjithë qejf fustanin e ri që kishe blerë….

    Në fund fare, çfarëdolloj gjëje të ndodhë, sado të kem jetë, ti do të jesh feneri që do të ndriçosh rrugën time. Uroj që kjo rrugë të jetë e bardhë, e mbarë dhe plot shëndet.

    Sot dua të të them faleminderit për çdo gjë dhe do të të jem gjithë jetën mirënjohës që ke qenë përkrah meje.

    historia e Ganiu per shqiptaret
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump për liderin e ri iranian: Khamenei është më racional dhe është plagosur rëndë

    June 7, 2026

    Të shtëna në Vlorë, një person plagoset në zonën e Transballkanikes

    June 7, 2026

    Rama nga Elbasani: Turizmi i luksit motor i ekonomisë, vendet e punës dhe të ardhurat vijnë nga investimet e mëdha

    June 7, 2026

    Rama në Elbasan për 35-vjetorin e PS, reagon ndaj parullës për projektin në Zvërnec

    June 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.