Kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Elbasan, ku gjatë fjalës së tij pati edhe një moment ndërprerjeje për shkak të një parulle kundër projektit në Zvërnec.
Në nisje të fjalimit, Rama iu drejtua një personi në sallë që mbante në dorë një pankartë me mbishkrim kritik ndaj projektit, duke kërkuar largimin e saj dhe duke e konsideruar të papërshtatshme për aktivitetin.
Ai theksoi se zhvillimet në Vlorë dhe projektet e lidhura me të gëzojnë mbështetje të gjerë dhe se nuk duhet të keqinterpretohen apo të ngatërrohen qëndrimet mbi to.


