Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në zonën e rrugës Transballkanike, në lagjen “Pavarësia 3” në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, një person ka mbetur i plagosur në këmbë dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të incidentit dhe identifikimin e autorit


