Pas një narrative thellësisht politike si “Enveriada”, Alfred Peza vjen me një qasje të re letrare, duke sjellë një roman që shkon përtej kufijve të zakonshëm të rrëfimit dhe prek realitete të ndërlikuara shoqërore e njerëzore.
“Diamanti”, me një stil të rrjedhshëm dhe ritëm të fortë artistik, vepra eksploron ambicien, pushtetin dhe përplasjen e njeriut me botën që e rrethon. Në një intervistë me gazetaren Monika Stafa në emisionin “Vitrina e Librit”, Alfred Peza trregon subjektin e romanit. Historia e një emigranti, e sjellë në një stil artistik, ku intriga, sinqeriteti dhe tradhëtia ndërthuren sëbashku.
Romani kulmon me një ëndërr të realizuar, ku fshati i lindjes i personazhit kryesor, kthehet në një nga atraksionet më të bukura të Shqipërisë, e të lakmueshme nga turistë të shumtë.


