Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka ndarë me ndjekësit një urim të ëmbël për partnerin e saj në ditëlindjen e tij.
Ajo ka postuar në InstaStory një foto ku shihen së bashku në momente intime, me mbishkrimin:
“Gëzuar ditëlindjen zemër. Uroj që të realizohen të gjitha dëshirat e zemrës tënde.”
Megjithatë, identiteti i të dashurit të saj ende nuk është zbuluar, dhe Ronela nuk ka dhënë detaje mbi marrëdhënien e tyre, duke lënë fansat të kuriozë.
Ndërkohë, artistja vazhdon të përqendrohet në karrierën muzikore, duke punuar në projekte të reja që pritet të bëjnë bujë në skenën shqiptare.



