Cristiano Ronaldo ka ndarë së fundi një detaj të ndjeshëm për marrëdhënien e tij me të fejuarën, Georgina Rodríguez, duke treguar se humbja e djalit të tyre e ka forcuar lidhjen e çiftit.
Në një intervistë të re me Piers Morgan, legjenda 40-vjeçare foli hapur për periudhën e vështirë që ai dhe Georgina përjetuan në prill 2022, kur binjaku i vajzës së tyre të porsalindur ndërroi jetë.
“Gjatë asaj periudhe ne e forcuam edhe më shumë marrëdhënien tonë,” tha ai. “Ishte një moment shumë i vështirë, por edhe i vlefshëm, sepse mësova shumë.”

Ronaldo tregoi se si humbja e ka ndryshuar mënyrën e tij të të parë familjen:
“E pashë jetën ndryshe. Vajza ime, që tani është tre vjeç, është mbretëresha e familjes — ajo sjell gëzim në shtëpi. Ne jemi një familje e bekuar.”
Në gusht 2025, pas tetë vitesh së bashku, Ronaldo dhe Georgina shpallën fejesën me një postim në Instagram, ku u shfaq unaza e fejesës. Çifti ka dy vajza së bashku: Alana-n dhe Bella Esmeralda-n, ndërsa në total Ronaldo është baba i pesë fëmijëve.


