Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    35-vjetori i PS-së, Rama nxjerr videon nga sheshi “Italia”: Faleminderit, vetëm përpara!

    Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet në spital

    SHBA planifikon të tërheqë një të tretën e avionëve luftarakë nga Evropa, rriten shqetësimet në NATO

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Ronaldo kthehet si pronar aty ku shkëlqeu si lojtar, CR7 blen aksionet e klubit spanjoll

    February 26, 2026

    Kristiano Ronaldo njoftoi blerjen e 25 përqind të aksioneve në UD Almeria, një ekip në Divizionin e Dytë që aktualisht ndodhet në vendin e tretë, një dhe dy pikë pas liderëve, përkatësisht Rasing Santander dhe Kastellon, dhe kanë një shans për t’u ngjitur në Divizionin e Parë.

    Lidhur me blerjen e këtyre 25 përqind të aksioneve, vetë Ronaldo deklaroi: “Gjithmonë kam pasur ambicien të kontribuoj në futboll përtej fushës. UD Almeria është një klub me themele të forta dhe potencial të qartë rritjeje. Jam vërtet i emocionuar që do të punoj së bashku me ekipin e menaxhimit për të mbështetur fazën tjetër të zhvillimit të klubit.”

    Siç shpjegoi ylli portugez në një njoftim për shtyp të lëshuar këtë të enjte, “investimi do të integrohet në CR7 Sports Investments, një degë e sapokrijuar e CR7 SA, e themeluar për të konsoliduar dhe menaxhuar investimet e Kristiano Ronaldos në sektorin e sportit. CR7 Sports Investments do të veprojë si një mjet për vlerësimin dhe ekzekutimin e mundësive strategjike në fushën e sporteve profesionale.”

    Ndërkohë, Mohamed Al Khereiji, president i Almerías, konfirmoi shitjen: “Jemi shumë të lumtur që Kristiano ka zgjedhur klubin tonë për të investuar. Ai konsiderohet lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, i njeh shumë mirë ligat spanjolle dhe e kupton potencialin e asaj që po ndërtojmë këtu, si në aspektin e ekipit ashtu edhe të akademisë.”

    Ditët e fundit, në Almeria qarkulluan thashetheme se ylli portugez mund ta përfundonte karrierën e tij, përtej moshës 40 vjeç, me ekipin e Almerias. Në realitet, ajo që po finalizohej ishte kjo blerje, investimi i parë i madh i Kristianos në një klub spanjoll./Radar.al

    cr7 ronaldo
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    35-vjetori i PS-së, Rama nxjerr videon nga sheshi “Italia”: Faleminderit, vetëm përpara!

    June 12, 2026

    Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet në spital

    June 12, 2026

    SHBA planifikon të tërheqë një të tretën e avionëve luftarakë nga Evropa, rriten shqetësimet në NATO

    June 12, 2026

    Portugalia mes pretendenteve për Botërorin, Ronaldo: Nisemi me shpresa të mëdha

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.