Ditën e djeshme dy aktorët dhe moderatorët, Romeo dhe Donald Veshaj festuan 29-vjetorin e lindjes.
Dy vëllezërit bënë urimet e veçanta publike për njëri-tjetrin, ashtu sikurse Bora Zemani për partnerin e saj.
“Do të të blija një dhuratë, por u kujtova që ti tashmë ke gjithçka që ke dëshiruar ndonjëherë…mua. Gëzuar ditëlindjen dashuri”, shkroi Bora krahas disa fotove me Donaldin.
Por, ajo që tërheqi vëmendjen e fansave ishte mungesa e një urimi nga ana e partneres së Romeos, Heidi Bacit.
Kjo e fundit nuk “është bërë e gjallë” në rrjetet e saj sociale, duke nxitur aludimet se çifti mund të jetë duke përjetuar një krizë.
Mbetet të shihet nëse çifti është bashkë apo i kanë ndarë rrugët mes tyre.


