TIRANË– Një pjesë e madhe e zonave veriore këtë mëngjes janë zgjuar të mbuluara nga bora.
Deri më tani nuk raportohet për problematika në qarkullim ndërsa në lidhje me këtë ndryshim të beftë të motit, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale edhe Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
POSTIMI I PLOTË I BALLUKUT:
Bora e parë ka ardhur herët këtë vit. ARRSH dhe kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve kanë qenë plotësisht të përgatitura, pavarësisht se mirëmbajtja dimërore nis më 15 #nëntor sipas rregullores. Mjetet borëpastruese dhe skuadrat e punonjësve kanë qenë në terren që prej orëve të para të ditës së sotme në aksin Ura e Zapodit–Shishtavec dhe në Theth. Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale. Kjo borë e parë ardhtë e mbarë!/Radar.al
Rama tallet me gafën e Trump/ I drejtohet Macronit: S’më urove për luftën me Azerbajxhanin
Nga p*rnografa, lojërat e fatit tek ‘BBV’, çfarë kërkuan më shumë shqiptarët në Google gjatë 2025?


