TIRANË– Ditën e sotme ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” eksperti i IT-së, Ardit Gavani. Ky i fundit ka folur rreth statistikave se çfarë kanë kërkuar më shumë shqiptarët në Google gjatë këtij viti.
“Në vend të parë kemi termin ‘slot machine’, kjo kryeson gjatë këtij 12-mujori. Bëhet fjalë për lojërat e fatit, kazinotë online. Kjo është kategoria që kërkohet më shumë në 12 muajt e fundit. Me sa duket ka më shumë interes. Tregon pak varësi kjo. Statistikat e Google nuk gënjejnë. Janë të gjitha kompani të huaja, se shqiptare nuk ka. Vendi i dytë janë faqet me përmbajtje pornografike, janë disa faqe. Kanë goxha klikime. Kryeson PornHub, XNXX dhe XHamster. Lojërat e fatit online kanë kurba të caktuara, ndoshta lidhet me ndeshjet. Ndërsa faqet pornografike janë konstante, pika më e ulët është 200 klikime në ditë.”– u shpreh Gavani.
Cila zonë e Shqipërisë sheh më shumë pornografi?
“Në vend të parë kemi Dibër, pastaj Kukës, Fier, Korça dhe Elbasani. Këto janë Top 5 qytetet.”– tha ai.
“Në vend të tretë kemi “Big Brother VIP Albania”, lidhet me sezonin kur transmetohet emisioni. Pastaj kemi personazhe si Laert Vasili, Loredana Brati… Më pas kërkimet në Google vazhdojnë me në vend të tretë “Big Brother VIP Albania”, më pas vijnë filma me titra shqip, Gjesti, Eurovision 2025, Laert Vasili, rezultatet e zgjedhjeve, Ramazan 2025, Loredana Brati, Google Translate, apartamente me qira, Temu, ChatGPT dhe kursi i euros.”-tha eksperti./Radar.al
LAJM I FUNDIT/ KQZ propozon datën 1 Nëntor për çeljen e fushatës zgjedhore


