Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Zgjedhjet në 6 Bashki/ KQZ propozon datën 1 Nëntor për çeljen e fushatës zgjedhore

    October 2, 2025

    TIRANË– Komisioni Qendror Zgjedhor i ka propozuar Komisionit Rregullator datën 1 Nëntor 2025 për çeljen e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë e vendit: Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, zgjedhje të cilat do të mbahen më 9 nëntor me dekret të presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

    Për partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhje, propozohet data 11 tetor si afati i fundit për dorëzimin e për të dorëzuar kërkesën për regjistrim. Ndërkohë për kandidatët është propozuar data 19 tetor, si afati i fundit për të dorëzuar dokumentet e kandidimit.

    Gjithashtu në këtë rend kalendarik të propozuar, koalicionet kanë afat për të paraqitur kërkesën për regjistrim jo më vonë se data 16 tetor ndërsa Zyra e Gjendjes Civile propozohet të nisë hartimin listave zgjedhore jo më vonë se data 11 tetor.

    Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Erion Veliajt, ish-kryebashkiaku i Tiranës mbetet në burg

    Propozimi i KQZ për Komisionin Rregullator

    1.Fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme vendore për Kryetar bashkie në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, fillon më datë 1.11.2025.

    2.Zyra e Gjendjes Civile në këto bashki, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, hartojnë listat e zgjedhësve jo më vonë se data 6.10.2025.

    3.Partitë politike duhet të paraqesin kërkesën në KQZ, për regjistrim si subjekte zgjedhore, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, jo më vonë se data 11.10.2025.

    4.Koalicionet zgjedhore duhet të paraqesin në KQZ, kërkesën për regjistrimin si koalicion për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, jo më vonë se data 16.10.2025.

    5.Dokumentet e kandidimi*t paraqiten në KQZ për bashkitë Tiranë, Vlorë dhe Berat, si dhe në KZAZ për bashkitë Tepelenë, Cërrik dhe Mat, *jo më vonë se data 19.10.2025.

    Bashkitë Mat, Tepelenë e Berat shkojnë në zgjedhje pasi kryetarët tashmë janë pjesë e Kuvendit, bashkia e Vlorës ngeli pa drejtues pas dorëheqjes së Ermal Dredhës ndërsa kryetari i bashkisë së Cërrikut u emërua ministër i Bujqësisë. Gjithashtu në zgjedhje shkon dhe bashkia e Tiranës edhe pse Erion Veliaj ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e tij.

    Por, Presidenca thotë se kjo nuk e pengon të shpallë zgjedhjet, pasi pezullimi i shkarkimit do të vinte vetëm në rast se Veliaj do ishte ankuar në një Gjykatë Administrative, e do të kishte një vendim prej saj./Radar.al

    Bajram Begaj KQZ
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    April 17, 2026

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    April 17, 2026

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    April 17, 2026

    Tensione në protestë para Kryeministrisë/ Aulon Kalaja dërgohet në urgjencë pas gazit lotsjellës

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.