Qeveria ka hedhur për konsultim projektligjin e ri “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, që parashikon shkurtim të institucioneve të varësisë dhe një ristrukturim të thellë të agjencive dhe autoriteteve rregullatore, për t’i përafruar me standardet e BE-së.
Nga tre kategori ekzistuese, do të mbeten vetëm dy: institucionet klasike të varësisë dhe një model i rikonceptuar për autoritetet rregullatore.
Risi e rëndësishme është edhe vendosja e një sistemi të ri llogaridhënieje dhe raportimi të performancës, si dhe një prag minimal punonjësish për ngritjen e strukturave të reja.
Sipas qeverisë, këto ndryshime synojnë eficiencë, transparencë dhe përafrim me legjislacionin europian.


