Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kurti bën thirrje për kompromis teksa afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit po soset

    Kurthi i padukshëm në Hormuz: Si mund të çaktivizohen minat?

    Vr*u bashkë me të vëllain 41-vjeçarin Elton Javori, arrestohet pas tre vitesh autori

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Kurthi i padukshëm në Hormuz: Si mund të çaktivizohen minat?

    April 20, 2026

    Minat detare përbëjnë një rrezik të madh për anijet në Gjirin Persik gjatë luftës me Iranin. Çminimi dhe çaktivizimi i tyre janë të rrezikshme. Deri tani dronët nënujorë mund të kryejnë vetëm një pjesë të punës.

    Në sfondin e luftës me Iranin,  më shumë se një duzinë shtetesh u dakorduan të premten (17.04.) në Paris për një mision ndërkombëtar për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit pas përfundimit të luftimeve. Kancelari federal Friedrich Merz në Paris la të kuptohet një pjesëmarrje të Bundeswehrit në pastrimin e minave dhe zbulimin detar.

    Rrezik për anijet tregtare

    Gjiri Persik dhe rajoni përreth mbeten një zonë rreziku për anijet tregtare. Ndër faktorët e rrezikut nuk bëjnë pjesë vetëm një sulm i mundshëm nga palët ndërluftuese, por edhe kërcënime që mund të fshihen nën sipërfaqen e ujit. Në fillim të prillit, Gardat e Revolucionit në Iran njoftuan se udhëheqja në Teheran kishte urdhëruar minimin e ngushticës.

    “Ne madje nuk e dimë saktësisht nëse aty ka vërtet mina, por rreziku i vazhdueshëm mjafton. Në një zonë lufte, aktualisht askush nuk mund ta verifikojë këtë,” thotë Johannes Peters, drejtor i Departamentit për Strategji dhe Siguri Detare në Institutin për Politikën e Sigurisë në Universitetin Christian‑Albrechts të Kielit.

    Minat detare dhe funksionimi

    Minat detare u përdorën që në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore. Në atë kohë bëhej fjalë për mina të ankoruara: me anë të një peshe, një litar fiksohej në fund të detit, ndërsa në skajin e sipërm të tij notonte një sferë me ndezës brenda. Kur një anije ose një nëndetëse përplasej me këta ndezës, mina shpërthente. Aktivizimi përmes kontaktit të drejtpërdrejtë ishte mënyra e funksionimit në atë kohë. “Minat moderne kanë pak lidhje me këtë lloj mekanizmi,” tha Peters për DW.

    Edhe sot, minat ende ankorohen në fundin e detit. Si mjete të luftës detare ato synojnë t’i sigurojnë një pale ndërluftuese kontrollin mbi një zonë të caktuar. “Për këtë arsye, ato duhet të jenë të fiksuara në një vend të caktuar,” shpjegon Peters. Por aktivizimi nuk bëhet më përmes kontaktit të drejtpërdrejtë fizik.

    Minat detare moderne funksionojnë përmes aktivizimit nga valët e presionit, sinjalet elektromagnetike ose valët zanore. Çdo lloj anijeje ka sistemin e saj sinjalizues të presionit, elektromagnetik ose akustik, pra lëshon sinjale të ndryshme. Minat mund të programohen në mënyrë të tillë që, për shembull, të reagojnë vetëm ndaj valëve zanore të një lloji të caktuar anijeje.

    “Me ndihmën e nëndetëseve mund të përcaktohet sinjali akustik i anijeve armike,” thotë Peters. Në bazë të kësaj, minat programohen më pas. “Kështu anijet armike i aktivizojnë minat me sinjalet e tyre akustike, ndërsa me anijet e veta ato mund të lëvizin pa problem nëpër zonën e minuar,” shpjegon eksperti.

    Pastrimi i minave

    E ashtuquajtura gjueti e minave, pra Kur lokalizohet një objekt i dyshimtë, fillimisht duhet të përcaktohet nëse ai përbën rrezik. Nëse kjo verifikohet, vendoset gjithmonë individualisht se çfarë duhet bërë me mjetin shpërthyes. A duhet të nxirret fillimisht? Duhet të çaktivizohet mina nën ujë apo të shpërthejë në mënyrë të kontrolluar? Kjo detyrë e rrezikshme mund të kryhet nga personel ushtarak me trajnim të posaçëm – një lloj “shërbimi për çminimin e mjeteve shpërthyese nën ujë”, siç e quan Peters.

    Ndonjëherë, kjo është e mundur edhe pa rrezikuar jetë njerëzish. “Kur është e mundur, ne përdorim dronë për të identifikuar dhe shkatërruar objektet që gjejmë,” tha Mykola, ushtar i një njësie ukrainase të çminimit detar në Detin e Zi, për DW në fillim të këtij viti. Marina ruse e ka minuar Detin e Zi në kuadër të luftës agresive të Vladimir Putinit kundër Ukrainës.

    Marina ushtarake: Dronë kundër minave detare

    Edhe Marina Gjermane tashmë përdor dronë për pastrimin e minave. “Ne përdorim sisteme autonome kryesisht për kontrollin në tabanin e detit,” u shpreh kapiteni fregate Andreas nga Skuadrilja e 3‑të e kërkimit të minave të Marinës Gjermane, të cilin për arsye sigurie e citojmë vetëm me emrin e tij. “Më parë, për këtë qëllim lëviznin drejtpërdrejt mbi zonat e rrezikuara nga minat anije të pajisura me sonar. Falë sistemeve pa pilot, nuk është më e nevojshme që 40 veta të ekspozohen ndaj rrezikut të drejtpërdrejtë.”

    Kjo nuk do të thotë se nuk nevojitet më personel njerëzor. Dronët dërgojnë pamje nga fundi i detit, të cilat më pas duhet të analizohen. Çfarë janë thjesht mbetje metalike dhe çfarë është vërtet një minë detare e rrezikshme? Këtë vendim – si dhe mënyrën se si duhet trajtuar mjeti shpërthyes – vazhdojnë ta marrin ende njerëzit.

    Përdorimi i dronëve në Ngushticën e Hormuzit me vështirësi

    Dronët që aktualisht përdoren nga marina gjermane nuk mund të qëndrojnë shumë gjatë në det për shkak të kohëzgjatjes së kufizuar të baterisë. Kjo do të thotë se ata duhet të “vendosen” relativisht afër zonës q

    ë duhet të kontrollojnë. “Gjithmonë duhet të jesh shumë afër,” thotë kapiteni fregatës Andreas. “Në një mjedis të ndjeshëm si Ngushtica e Hormuzit kjo do të ishte e vështirë. Irani ka kapacitete me rreze të madhe veprimi dhe ne duhet ta mbrojmë personelin tonë.”

    Droni “Greyshark”

    Ndërkohë, kompani të ndryshme po punojnë tashmë për zhvillimin e dronëve që mund të operojnë për periudha më të gjata. Një prej tyre është kompania Euroatlas nga Bremeni në Gjermaninë veriore. Droni i tyre nënujor “Greyshark” aktualisht mund të lëvizë në det për rreth gjashtë orë me një shpejtësi prej dhjetë milje detare, ndërsa me një shpejtësi prej katër milje mund të qëndrojë në ujë tri herë më gjatë.

    Në shtator 2026 pritet të nisë prodhimi seri i versionit me bateri, ndërsa për fundin e vitit është planifikuar prodhimi në seri i një droni “Greyshark” me motor karburanti. Ky version pritet të jetë në gjendje të operojë në mënyrë autonome në det për disa javë.

    “Në Ngushticën e Hormuzit, anijet në sipërfaqe rrezikohen nga goditjet me armë nga toka, dhe kjo vlen edhe për anijet e kërkimit të minave,” thotë Markus Beer nga sektori i sistemeve autonome në Euroatlas. “Nën ujë, puna e zbulimit [nga dronët] do të ishte e mundur pa rrezik, pa e përshkallëzuar situatën.”

    Dhe për më tepër: “Greyshark”-u mund të lëshohet në ujë nga një distancë e sigurt. “Dronët e vegjël që përdoren sot në gjuetinë e minave kanë vetëm disa orë autonomi. ‘Greyshark’-u mund të udhëtojë shumë më larg,” i tha Beer DW‑së. Përveç kësaj, droni realizon imazhe me rezolucion të lartë dhe është në gjendje të identifikojë vetë objektet që zbulon në fundin e detit.

    Marina Gjermane, po ashtu edhe kombe të tjera, patën mundësinë të krijonin tashmë një përshtypje mbi aftësitë e “Greyshark”-ut gjatë manovrës së NATO‑s REPMUS 25, e cila u zhvillua shtatorin e kaluar pranë bregdetit të Portugalisë./DW

    Hormuz Irani Minat detare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kurti bën thirrje për kompromis teksa afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit po soset

    April 20, 2026

    Kurthi i padukshëm në Hormuz: Si mund të çaktivizohen minat?

    April 20, 2026

    Vr*u bashkë me të vëllain 41-vjeçarin Elton Javori, arrestohet pas tre vitesh autori

    April 20, 2026

    “Kupa shkoi për mbretëreshën time”, Babai Selin për “Shqipëria Live”: Largësia më bëri të ndihem në faj

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.