Në Gjykatën e Tiranës u zhvillua seanca për caktimin e masave të sigurisë ndaj 11 protestuesve të arrestuar gjatë protestës së Partisë Demokratike të së premtes. Trupi gjykues vendosi që pesë prej tyre të mbeten në burg, ndërsa gjashtë të tjerë u lanë në masën “detyrim paraqitje”.
Në paraburgim u lanë Klement Çuçka, Bujar Tusha, Henri Shapllo, Mirvel Tocilla dhe Semi Bici.
Gjatë seancës, avokatët e të arrestuarve kërkuan përjashtimin e gjyqtarit Enkel Peza nga shqyrtimi i çështjes, duke pretenduar lidhje të tij dhe familjarëve me strukturat lokale të Partisë Socialiste në Kavajë. Megjithatë, kjo kërkesë nuk u pranua nga gjykata.


