Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Starmer paralajmëron: Rusia mund të sulmojë një vend të NATO-s brenda katër viteve

    Rama në Zvërnec: Edhe 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë për të ndalur investimet

    Rama: Po përdoret inteligjenca artificiale për të krijuar protesta që nuk ekzistojnë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Rama vendosi mbylljen e “TikTok”/ Gazetari zbulon të pathënat: Kina as nuk ia ka idenë

    December 28, 2024
    Rama vendosi mbylljen e "TikTok"/ Gazetari zbulon të pathënat: Kina as nuk ia ka idenë

    Vendimi i kryeministrit Edi Rama për mbylljen e Tiktok-ut nga janari i vitit të ardhshëm bëri xhiron e shumë mediave perëndimore, por në fakt jo në ato kinezet.

    Edison Myrteza, gazetar shqiptar në Pekin raportoi në studion e News24 se mediat e Kinës kanë zgjedhur të mos I kushtojnë vëmendje këtij vendimi.

    Myrteza na zbulon se platforma në shtetin e Kinëska emër tjetër, ndërsa TikTok-u që përdoret jashtë nuk lejohet të shkarkohet në smartphone-t brenda vendit.

    I ashtuquajturi “TikTok-u kinez” është edukues, tha Myrteza, dhe përdoret më tepër për të blerë dhe reklamuar produkte, ama jo për promovimin e akteve të dhunës.

    Nga ana tjetër Elton Heta, ekspert i IT, u shpreh se në Shqipëri janë 1 mln llogari aktive në TikTok, duke u bërë edhe një nga vendet që ka algoritmin më të lartë të aktivitetit në këtë rrjet social.

    Edison Myrteza, gazetar nga Pekini: Mediat kineze nuk e kanë pasqyruar vendimin e kryeministrit. Janë më tepër të fokusuar te deklaratat e Trump që i kërkon gjykatës të shtyjë vendimin për mbylljen e TikTok-ut. Kina nuk ka deklaruar asgjë sa i takon këtij vendimi. Ndoshta sepse Shqipëria është një vend i vogël, me një popullsi shumë të vogël dhe i duket i parëndësishme mbyllja e TikTok-ut.

    Nuk ka ndonjë ndryshim të madh mes TikTok-ut që përdoret në Kinë dhe jashtë saj. Nuk e di ku e ka parë kryeministri Edi Rama ndryshimin. Në programin e Google Play, TikTok-u nuk lejohet të shkarkohet në territorin kinez. Kërkon disa filtra siç është pasaporta dhe verifikohet. TikTok-u në Kinë është më tepër edukues, është pozitiv dhe nuk ka të bëjë me gjëra si armë, vrasje, informime për gjëra të këqija. Nëse ndodh diccka e tillë, direkt TikTok-u kinez, apo programi që përdoret këtu, merr masa direkt dhe nuk mund të kundërshtohet. TikTok-un e kam përdorur vetëm para 2 vitesh, për të blerë produkte dhe reklamuar gjëra të ndryshme.

    Elton Heta, ekspert IT: Në Shqipëri janë 1 mln llogari aktive në TikTok. Përdorues janë 500-600 usera unikë që kanë llogari në TikTok. TikTok-u i Kinës ka një emër tjetër, është një program i ndarë. Është i krijuar për vendet e tjera, dhe jo për në Kinë.

    Gazetari zbulon të pathënat Kina as nuk ia ka idenë Rama vendosi mbylljen e TikTok
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Starmer paralajmëron: Rusia mund të sulmojë një vend të NATO-s brenda katër viteve

    June 5, 2026

    Rama në Zvërnec: Edhe 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë për të ndalur investimet

    June 5, 2026

    Rama: Po përdoret inteligjenca artificiale për të krijuar protesta që nuk ekzistojnë

    June 5, 2026

    Lajm i mirë për Shqipërinë, Costa: Komisioni Europian propozon mbylljen e tre kapitujve negociues

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.