TIRANË-Kryedemokrati Sali Berisha ditën e sotme ka reaguar për deklaratën që Kryeministri Edi Rama bëri në mëngjes, se mund të mos jetë në listat për deputetë.
Lidhur këtë reagim, Berisha u shpreh se këtë e vendos ai, por se ku do jetë pas 11 majit këtë do ta vendosin shqiptarët.
“Do jetë apo nuk do jetë në listën e kandidatëve atë e përcakton ai. Por se ku do jetë pas 11 majit e përcaktojnë shqiptarët. Atij ja kanë prerë biletën. Edi Rama po lufton për mbijetese pas 11 majit. Shkaku i burgosjes së Erion Veliajt është qeveritare. Letra e Nesti Angonit është qeveritare.”- u shpreh Berisha./Radar.al


