Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tensione në protestë para Kryeministrisë/ Aulon Kalaja dërgohet në urgjencë pas gazit lotsjellës

    Tensione në protestën e opozitës/ 4 të shoqëruar, polic i plagosur në kokë

    Alarm për kërcënim me dron ndaj ambasadës izraelite në Londër/ Policia blindon zonën, kontrolle të shumta në park dhe liqen

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Rama risjell në dritë historinë e harruar: 25 mijë ushtarë italianë u shpëtuan nga shqiptarët në ’43

    November 23, 2025

    Shpëtimi i rreth 25,000 ushtarëve italianë nga familjet shqiptare pas kapitullimit të Italisë në vitin 1943 dhe mbërritjes së forcave naziste në Shqipëri, një ngjarje historike që ka mbetur pothuajse e panjohur për më shumë se 80 vite, po rikthehet në vëmendje falë dokumentarit të realizuar nga gazetarja Rudina Xhunga.

    Në një intervistë për gazetaren Xhunga, kryeministri Edi Rama tha se edhe ai u njoh për herë të parë me dimensionin e plotë të këtij fakti historik falë punës së gazetares.

    “Kjo histori vjen në vëmendjen tonë, edhe timen, falë teje, sepse nuk është një histori që është përfolur shumë”, u shpreh Rama.

    Ai shtoi se ndërkohë që italianët shpesh portretizoheshin si figura “gjysmë qesharake” në filma si Njeriu me top, në realitet 25,000 ushtarë ishin në nevojë dhe u shpëtuan nga shqiptarët. Rama kujtoi edhe reagimin e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, e cila u prek nga kjo ngjarje, pasi shumica e italianëve nuk e dinë këtë histori.

    Rama vuri në dukje se edhe për shqiptarët, kjo pjesë e historisë nuk është trajtuar si një moment krenarie.

    “Ajo nuk është treguar me detaje dhe ka marrë formë më shumë pas shembjes së komunizmit. Duhet të pyeten ata që kanë shkruar librat në kohën e komunizmit se përse e kanë anashkaluar këtë pjesë”, tha ai.

    Kryeministri e konsideroi këtë akt humanizmi si një nga dy momentet më krenare të historisë shqiptare, krahas shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

    Rama përgëzoi Rudina Xhungën për përpjekjet e saj dhe bëri një kërkesë publike ndaj ministrit të Jashtëm italian, Antonio Tajani, për të ndihmuar që filmi të shfaqet në Parlamentin Italian, në mënyrë që kjo dëshmi e miqësisë dhe humanizmit midis shqiptarëve dhe italianëve të bëhet e njohur për të gjithë.

    Edi rama italiane nazistet shqiptaret
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tensione në protestë para Kryeministrisë/ Aulon Kalaja dërgohet në urgjencë pas gazit lotsjellës

    April 17, 2026

    Tensione në protestën e opozitës/ 4 të shoqëruar, polic i plagosur në kokë

    April 17, 2026

    Alarm për kërcënim me dron ndaj ambasadës izraelite në Londër/ Policia blindon zonën, kontrolle të shumta në park dhe liqen

    April 17, 2026

    Nga pengmarrja te dënimi: zbulohet grupi që grabiti biznesmenin italian, mes tyre dy shqiptarë

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.