Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    GPL apo elektrike? Ja cila kushton më pak për udhëtimet e gjata në autostradë

    10 rregulla për të mbrojtur fëmijët nga vapa ekstreme

    Tërmeti në Venezuelë/ Mbi 920 viktima dhe mijëra të zhdukur, situatë kritike në zonat e prekura

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Rama: Projektligji për “Paqen Fiskale” përmbyllet brenda vitit, zbatimi nis në 2026

    October 24, 2025

    Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria do të përmbyllë brenda këtij viti fazën konceptuale të projektligjit për “Paqen Fiskale”, ndërsa zbatimi i saj pritet të nisë në fillim të vitit 2026.

    Gjatë një takimi me ekspertë të ekonomisë dhe financave, Rama theksoi se nisma është një nga prioritetet kryesore të qeverisë në kuadër të përgatitjeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

    “Është thelbësore që ‘Paqja Fiskale’ të hartohet dhe të përfundohet në mënyrë të plotë deri në fund të këtij viti, për të garantuar një zbatim të suksesshëm që nga fillimi i 2026-s,” u shpreh kryeministri.

    Sipas Ramës, kjo nismë synon të krijojë një mjedis më të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm për biznesin, duke dhënë një sinjal pozitiv për sipërmarrjen dhe duke ndihmuar në rritjen e të ardhurave buxhetore.

    Kreu i qeverisë nënvizoi gjithashtu se “Paqja Fiskale” do të shërbejë për përmirësimin e performancës së administratës publike dhe për uljen e nivelit të informalitetit në ekonomi, në funksion të një klime më të favorshme për investime.

    Nga ana e tij, ministri i Financave, Petrit Malaj, e përshkroi politikën e re fiskale si një bazë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, duke theksuar rëndësinë e ekuilibrit mes disiplinës buxhetore, reformave strukturore dhe investimeve strategjike.

    “Qëllimi ynë është i qartë dhe ambicioz: përmes politikave të shëndosha fiskale e monetare dhe reformave të thella strukturore, ekonomia shqiptare do të hyjë në një fazë të re të qëndrueshme zhvillimi,” tha ministri Malaj.

    2026" Edi rama Paqja fiskale
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    GPL apo elektrike? Ja cila kushton më pak për udhëtimet e gjata në autostradë

    June 26, 2026

    10 rregulla për të mbrojtur fëmijët nga vapa ekstreme

    June 26, 2026

    Tërmeti në Venezuelë/ Mbi 920 viktima dhe mijëra të zhdukur, situatë kritike në zonat e prekura

    June 26, 2026

    Rekord i ri klimatik në Gjermani, temperaturat arrijnë nivele historike

    June 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.