Një javë pasi të ketë zhvilluar një takim pune me ministrat dhe drejtuesit e institucioneve të varësisë më 1 shtator, kreu i PS thërret Asamblenë e partisë.
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë Asamblenë e Partisë Socialiste në datën 8 shtator, në Durrës.
Pritet që në këtë takim, të zgjidhet kryesia e re e PS dhe sekretariati.
Kujtojmë se më 28 korrik, Rama mblodhi Kongresin e PS ku dhe propozoi e më pas u miratuan ndryshime të rëndësishme në qeveri.


