Ministrat dhe drejtuesit e institucioneve të varësisë do të mblidhen në 1 shtator në Tiranë, për të parashtruar para kryeministrit Edi Rama, përmbushjen e objektivave qeverisëse si dhe të detyrave të ngarkuara më parë nga kreu i qeverisë.
Kjo është një praktikë e konsoliduar e kryeministrit Rama, që i shërben jo vetëm për të parë sy më sy dhe për të analizuar çdo sektor të qeverisjes, por edhe për të zgjidhur problematikat që për arsye të ndryshme nuk kanë dhënë zgjidhje për qytetarët.
2 herë në vit e zhvillon këtë analizë kryeministri Edi Rama. I fundit ishte takimi që u mbajt më 9 mars, ku morën pjese edhe te zgjedhurit lokalë.
Analiza ndahet në disa shtylla kryesore përfshirë: reformat e integrimit, politikën e jashtme, mirëqeverisjen, rendin dhe sigurinë, politikën e jashtme dhe padyshim edhe investimet publike.


