Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj vendimit për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres Belinda Balluku, duke e cilësuar atë si “një absurditet të rrezikshëm”, që nuk ka ndodhur askund në Europë apo më gjerë.
Në fjalën e tij gjatë podcastit “Flasim”, Rama u shpreh se “një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë kokë më kokë dhe pezulluan një anëtare të kabinetit qeveritar”, duke paralajmëruar se një veprim i tillë ndërhyn drejtpërdrejt në ekzekutiv dhe cënon baraspeshën e pushteteve.
“Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë kokë më kokë dhe pezulluan bashkë një anëtar të kabinetit qeveritar. Unë nuk dua të hy në asnjë debat për një absurditet kaq të rrezikshëm sa ky. Pres me durim që Gjykata Kushtetuese t’i japë zgjidhje kësaj çështjeje të pashkelur askund në Europë, por me sa jemi informuar, askund edhe në botë. Thashë të ndaj të ndaj me ju se çfarë thotë komisioni i Venecias dhe Gjykata Europiane e Strasburgut për këtë çështje.
Qëndrimi i Venecias është shumë i prerë gjykatat nuk mund të pezullojnë anëtarë të kabinetit të qeverisë, sepse duke bërë këtë cenojnë balancën e pushteteve. Për sa kohë një ministër është figurë politike, pjesë e ekzekutivit dhe përgjegjës para parlamentit dhe kryeministrit, nëse gjykata e pezullon praktikisht ajo ndërhyn në punën e qeverisë, ndërron përbërjen e ekzekutivit, merr kompetenca që i takojnë kryeministrit dhe Presidentit. Kjo konsiderohen nga Venecia si shkelje e palejueshme e kufirit ndarës mes pushteteve.
Së dyti duke e bërë këtë gjykatat krijojnë mundësinë e instrumentalizimit të drejtësisë dhe Venecia paralajmëron shpesh kundër shtrirjes së krahut të gjyqësorit përtej kufirit ndarës me politikën, sepse kjo për pasojë shkakon destbilitet institucional, manipulim të ekskluzivit përmes proceseve penale. Së treti ministart kanë funskione politike dhe jo administrative dhe këtë Venecia e ka thënë shumë herë. Masat e pezullimit janë për nënpunësit, jo për anëtarët e qeverisë, sepse ministri nuk është zyrtar administrativ, por autoritet politik. Së fundmi pezullimi i ministrit është “de facto” presion për shkarkimin e tij, sepse duke qenë se kur pezullohet një ministër, nuk pezullohet një individ, por paralizohet e gjithë vendimmarrja për një apo më shumë sektorë që ministri mund të mbulojë dhe kjo është këmbëkrye jo kushtetuese.
Gjykata e Strasburgut nuk është ndeshur kurrë me këtë absurd dhe nuk ka dhënë asnjëherë asnjë vendim specifik kur të përmendet fjala pezullim i ministrit nga gjykata Në asnjë shtet evropian që një prokuro dhe një gjykatës të mblidhen bashkë në errësirë dhe të pezullojnë një ministër. Kjo që kanë bërë në Shqipëri, është një tentativë e padëgjuar, një ide e pazhvilluar më parë dhe një rrugë e paimagjinuar askund tjetër se mund të shkelet nga gjyqësor”, tha kyeministri Rama.


