TIRANË– Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani kanë pritur në takim Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas.
Kujtojmë se më parë shefja për Politikë të Jashtme në BE është takuar edhe me presidentin e Republikës, Bajram Begaj.
Kjo është vizita e parë e Kallas në Shqipëri, në kuadër të një turi në rajon. Gjithashtu zyrtarja e larte e BE do të marrë pjesë në takimin e parë të Dialogut për Siguri dhe Mbrojtje BE-Shqipëri me ministrat Hasani dhe Vengu. Kallas do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të grantit nga Banka Evropiane për Investime dhe të marrëveshjeve të huas për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë./Radar.al
Apeli prekës i nënës së 22-vjeçares italiane: Më lini të hy në shkolla që mos vr*ten vajza tjera
Brenda anijes më të bukur në botë, ‘Amerigo Vespucci’ vjen në Durrës
Nxiste të miturit të shisnin k*kainë, arrestohet 34-vjeçari në Korçë
Frederik Ndoci ‘plas dreklaratën’: Dyshoj te votat e publikut. Luana: Largohu!