TIRANË– Shefi i qeverisë Edi Rama ditën e sotme në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë, nuk i kurseu batuta me rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, duke deklaruar se nuk e kishte menduar se mund të lavdëronte kaq shumë një demokrat.
“Sot është kthyer në pararojë e transformimit, e ambicies për Shqipërinë e të nesërmes. Pararojë e përgjegjshmërisë së lartë e atyre që trokasin në dyert e universiteteve tona. Këtu ka një meritë jo vetëm lidershipi. Nuk do vinte dita të lavdëroja kaq shumë një demokrat. Por kam kuptuar se kur demokratët nuk kanë flokë e kam më të lehtë të gjej aleancë me ta.”-deklaroi Rama./Radar.al
“Perspektivë e re për studentët”/ Rama: T’i japin UBT-s markën e ekselencës


