Bashkia Tropojë njofton se pas raportimeve për qytetarë të bllokuar nga dëbora e dendur në Bjeshkën e Javorrit, një grup i parë punonjësish dhe mjeteve u nis menjëherë drejt vendngjarjes.
Për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe trashësisë së dëborës mbi 70 cm, mjetet nuk kanë mundur të arrijnë deri tek të bllokuarit. Për këtë arsye, Bashkia ka vendosur të dërgojë trupa dhe mjete shtesë, duke garantuar sigurinë e jetës së qytetarëve dhe të forcave të shpëtimit.
Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë e përdorimit të helikopterit, nëse situata në terren e kërkon. Bashkia Tropojë mbetet e angazhuar maksimalisht dhe do të informojë publikun për çdo zhvillim të mëtejshëm.


