Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gratë me shami ALARMUAN prindërit/ Reagon Policia e Shtetit: Janë me shtetësi iraniane, rezultoi se…

    “I trembem neglizhencës alla-shqiptarçe”/ Integrimi në BE, Rama me operatorët e biznesit ushqimor: Kontrollet për të lënë porosi

    Porositi vr*sjen e gruas së tij/ Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm!

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Qeveria italiane në telashe. Çështja e refugjatëve përfundon në Gjykatën Europiane

    May 30, 2025
    Qeveria italiane në telashe. Çështja e refugjatëve përfundon në Gjykatën Europiane

    Në lidhje me refugjatët nga “vendet e sigurta”, Gjykata e Kasacionit ka ndryshuar mendim në lidhje me dekretin e Shqipërisë dhe e vë qeverinë italiane në telashe.

    Në lidhje me kampet e Gjadrit Gjadër e për të gjithë strukturën e operacionit të bazuar në marrëveshjen Romë-Tiranë, gjykatësit e Gjykatës së Lartë kërkojnë që të jetë Gjykata Europiane e Drejtësisë të marrë një vendim, duke bërë kështu një kthesë thuajse të plotë në krahasim me atë që u përcaktua nga 8 maji i kaluar.

    Kjo shënon herën e parë që u kërkohet togave për të verifikuar përputhshmërinë e një sistemi azili jashtë kufijve të territorit të BE-së me ligjin e Unionit.

    Arsyetimi i plotë i Kasacionit pritet të depozitohet në vijm, por ndërkohë është një vendim me peshë.

    Pasi vendimi i marrë mund të krijojë një përçarje brenda drejtësisë italiane.

    Deriosa ky ngërç të marrë një zgjidhje do të jetq pak e mundshme që gjykatat dhe instancat të tjera të miratojnë mbylljen e emigrantëve në strukturat shqiptare.

    Por për çfarë duhej të shprehej Kasacioni?

    Dy vendimet e fundit të dhëna nga Seksioni i Parë Penal (me kryetar trupit gjykues Giuseppe De Marzo dhe relatorë Daniele Cappuccio e Carmine Russo) lidhen me ankimet e Ministrisë së Brendshme për dy raste emigrantësh për të cilët Gjykata e Apelit në Romë kishte vendosur mosmiratimin e ndalimit të tyre: dy personat mbaheshin të ndaluar në Shqipëri dhe kishin paraqitur kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare. Një rekurs që ra në vesh të shurdhër.

    Gjykata e Kasacionit ngrin gjithçka dhe i paraqet Gjykatës së Drejtësisë së BE-së dy pyetje thelbësore: A i respektojnë vërtet marrëveshjet mes Romës dhe Tiranës direktivat evropiane? Dhe a i mbrojnë të drejtat e kërkuesve të azilit?

    Pyetja e parë trajton pikërisht përputhshmërinë me ligjin e Unionit të një dispozite të përfshirë në ligjin që ratifikon protokollin mes Italisë dhe Shqipërisë (ligji nr. 14 i vitit 2024), ku parashikohet ndalimi pa “perspektiva të paracaktuara” për riatdhesim — çka do të ishte në kundërshtim me Direktivën 2008/115.

    Pyetja e dytë synon të verifikojë nëse respektohet parimi themelor i të drejtës për të qëndruar në territorin e shtetit ku bën mbrojtjen (i lidhur me nenin 9 të Direktivës për Kualifikimet). Por problemi qëndron se Shqipëria nuk është territor i shtetit italian./La Repubblica

    drejtesia italiane Gjykatë Europiane refugjate Shëngjin
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gratë me shami ALARMUAN prindërit/ Reagon Policia e Shtetit: Janë me shtetësi iraniane, rezultoi se…

    April 21, 2026

    “I trembem neglizhencës alla-shqiptarçe”/ Integrimi në BE, Rama me operatorët e biznesit ushqimor: Kontrollet për të lënë porosi

    April 21, 2026

    Porositi vr*sjen e gruas së tij/ Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm!

    April 21, 2026

    Siguria ushqimore/ Gonzato: Kontrolle për cilësinë e qumështit dhe mishit! Nevojitet më shumë përpjeke nga qeveria

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.