Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Spanjë/ Çifti britanik braktis tre fëmijët për festë, foshnja 6-muajshe rezulton pozitive për k*kainë

    Trump përshkallëzon retorikën për Iranin, por shfaq rezerva për ndërhyrje të reja

    Alarm sigurie në Pentagon/ Evakuohen disa kate pas sinjalit për substanca të rrezikshme në ajër

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Qepe”! Debate të forta te Ekonomia/ Shehaj: Paratë e fermerëve vidhen, Braçe: S’mund të na fyesh

    December 3, 2025

    TIRANË- Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë, Punësimit dhe Financat u shoqërua me debate të forta dhe diskutime që kaluan deri në tone të larta. Shkak u bë fjala e deputetit dhe kryetarit të Mundësia, Agron Shehaj, i cili akuzoi mazhorancën për vjedhje të fondeve të fermerëve dhe denigrimin e situatës në Bujqësi në pikën më të ulët.

    Deputeti vuri në dukje gjatë diskutimeve për TVSH-në në Dogana, pjesë e paqes fiskale, se nëse paratë nuk do vidheshin, ato 50 mln euro që janë zhvatur te Tuneli i Llogarasë, për të cilin është marrë e pandehur zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku, mund të kishin shkuar tek këta fermerë.

    “Nëse nuk do ishin harxhuar 190 milionë euro te tuneli i Llogarasë, janë 50 mln euro, ato para mund t’i përdornit për fermerët, meqë jeni të merakosur për fermerët. Thelbi është se paratë që janë dedikuar për fermerët vidhën. Të tjerat diskutojini në grupin tuaj të PS, pse diskutojmë kot këtu tre orë. Këto janë gjëra të rëndësishme”, tha deputeti mes të tjerash.

    Më tej Shehaj shtoi se:

    “Nuk e kuptoj pse i bëjmë gjërat e vështira kot. Pse kushton më pak të importosh produktin jashtë? Sepse shtetet e tjera subvencionojnë fermerët. U japin para, nuk e kanë fajin ata.
    Këtu paratë vidhen”.

    Deklaratë e tij nxiti kryetaren e Komisionit, Milva Ikonomi, që i preu fjalën dhe i kujtoi se ai nuk kishte qenë pjesë e diskutimeve për paketën fiskale dhe ishte vetëm deputet zëvendësues në Komision, që duhet të respektonte procedurën dhe jo të fliste sipas interesit personal.

    “Ju nuk keni qenë këtu në diskutimet për paketën fiskale. Bëni durim të prisnin radhën për këtë çështje, do ishte mirë të bëheshit më aktiv. Veten e përjashton nga ky komision kur flet me JU. Do ishte mirë të respektoni procedurën, jeni zëvendësues këtu, asnjëherë s’i keni bërë këto, i keni bërë për veten tuaj po. Ju jeni zëvendësues, nuk jeni anëtar”, tha ajo.

    Shehaj ndërhyri dhe i kujtoi se po i priste fjalën, duke nënvizuar se nuk ishin në shkollë.

    “Zonja kryetare më ndërpretë fjalën, nuk jemi në shkollë këtu ku mbahen mungesat, kush ka ardhur dhe kush nuk ka ardhur…”.

    Por kjo ndërhyrje solli edhe reagimin e fortë të deputetit Erion Braçe.

    Braçe: Nuk mund të vish këtu e të na fyesh ne. Qepe të them!(përplas tavolinën dhe ngre zërin)… Shehaj replikoi: Qetësohu…! 

    Dhe pas shkëmbimit të replikave të shkurtra Braçe-Shehaj, mbledhja e Komisionit u ndërpre për pesë minuta./ Radar.al

    erion braçe Komisioni i Ekonomisë Milva Ekonomi Shehaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Spanjë/ Çifti britanik braktis tre fëmijët për festë, foshnja 6-muajshe rezulton pozitive për k*kainë

    June 11, 2026

    Trump përshkallëzon retorikën për Iranin, por shfaq rezerva për ndërhyrje të reja

    June 11, 2026

    Alarm sigurie në Pentagon/ Evakuohen disa kate pas sinjalit për substanca të rrezikshme në ajër

    June 11, 2026

    Dervishi në Bruksel: Shqipëria prezanton progresin në mbrojtjen e të dhënave personale, vlerësim nga Komisioni Evropian

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.