TIRANË– Pas një kohe të gjatë pauze nga ekrani dhe daljes nga BBV3 që në ditët e para, Drini Zeqo është rikthyer sërish në Tv Klan, ku do të prezantojë edicionin qendor të lajmeve.
Ky lajm është bërë i ditur nga vet Drini, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se përveç rikthimit si spiker lajmesh, në ekranin ku qëndroi për vite me radhë, ka zbuluar se do të ketë edhe projekte të reja së shpejti.
“Si në shtëpi, në Klan, në edicionin kryesor në 19:30 do të shihemi çdo mbrëmje. Projekte të reja janë rrugës. Këtë sezon bëhen 25 vite angazhim me kohë të plotë në televizion. Kush bën përditë televizion e di sfidën për të mos e humbur asnjëherë ekranin. I gjithe motivi im në fakt jeni ju që më ndiqni dhe familja ime. Mirënjohje për të gjithë kolegët e vjetër dhe të rinj”, shkruan Drini Zeqo në postimin e tij.
Shumë fansa menduan se do të kishte një emision apo do të ishte pjesë e familjes së madhe Top Media, por në të vërtetë Drini u rikthye atje ku ishte një vit më parë.


