Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit

    Trump paralajmëron Evropën: Tarifa 100% nëse miratohen taksat për shërbimet digjitale të kompanive amerikane

    Rama nxjerr videon nga sot: Pretendimet për shkatërrimin e Banjave termale të Bënjës janë dezinformim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Qëlloi me ar*ë drejt dhe dh*noi gruan, arrestohet 68-vjeçari, motivi (EMRI)

    March 24, 2025
    Qëlloi me ar*ë drejt gruas së tij, arrestohet 68-vjeçari (EMRI)

    VAU I DEJËS– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës, ku 68-vjeçari Xhabir Hoxhaj është arrestuar pasi ka tentuar të vrasë me çifte bashkëshorten e tij dhe e ka dhunuar.

    Bëhet me dije se 68-vjeçari Xhabir Hoxhaj, për motive xhelozie ka qëlluar 2 herë me armë gjahu çifte në drejtim të bashkëshortes për ta vrarë. Gjithashtu pasi e qëlloi me çifte, ai e ka dhunuar duke e goditur me grushte në fytyrë dhe e ka dëmtuar me mjet prerës, xham, në pjesën e qafës dhe shpatullës.

    Policia bën me dije se 61-vjeçarja, shtetasja me iniciale Gj.H, ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Bazuar në njoftimin e policisë, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut çifte, dy gëzhoja dhe 17 fishekë armë gjahu.

    NJOFTIM I POLICISË:

    Vau i Dejës/Qëlloi me armë gjahu çifte drejt bashkëshortes, me qëllim vrasjen e saj, kapet dhe vihet në pranga 68-vjeçari.

    Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e gjahut çifte.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës pas njoftimit të marrë se një shtetase nga Vau i Dejës po transportohej për ndihmë mjekësore drejt spitalit të Shkodrës pasi dyshohej se ishte dhunuar nga bashkëshorti, menjëherë kanë organizuar punën për sqarimin rrethanave, kapjen dhe arrestimin autorit.

    Në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër u bë kapja e shtetasit Xh. H., 68 vjeç, banues në fshatin Mjedë dhe arrestimi në flagrancë i tij për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë.

    Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 68-vjeçari, për motive të dobëta (xhelozie) ka qëlluar 2 herë me armë gjahu çifte në drejtim të bashkëshortes për ta vrarë dhe më pas e ka goditur me grushte në fytyrë dhe e ka dëmtuar me mjet prerës (xham) në pjesën e qafës dhe shpatullës.

    61-vjeçarja shtetasja Gj.H, ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

    Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut çifte, dy gëzhoja dhe 17 fishekë armë gjahu.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Radar.al

     

    Kryemadhi uron Metën në 56-vjetorin e lindjes: Dhuratën më të bukur…

    Arrestohet 68-vjeçari vau i dejes Xhabir Hoxhaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit

    June 26, 2026

    Trump paralajmëron Evropën: Tarifa 100% nëse miratohen taksat për shërbimet digjitale të kompanive amerikane

    June 26, 2026

    Rama nxjerr videon nga sot: Pretendimet për shkatërrimin e Banjave termale të Bënjës janë dezinformim

    June 26, 2026

    Gonxhja: Plazhet e menaxhuara nga bashkitë po ndikojnë në uljen e çmimeve edhe në sektorin privat

    June 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.