Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama nxjerr videon nga sot: Pretendimet për shkatërrimin e Banjave termale të Bënjës janë dezinformim

    Gonxhja: Plazhet e menaxhuara nga bashkitë po ndikojnë në uljen e çmimeve edhe në sektorin privat

    Bomba e merkatos/ Milan arrin marrëveshjen me PSG-në për Ramos, transferimi kalon 50 milionë euro

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Rama nxjerr videon nga sot: Pretendimet për shkatërrimin e Banjave termale të Bënjës janë dezinformim

    June 26, 2026

    Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj pretendimeve të përhapura në rrjetet sociale për shkatërrimin e Banjave Termale të Bënjës, duke i cilësuar ato si pjesë e një fushate dezinformimi të nxitur, sipas tij, nga algoritmet dhe “të njëjtat duar të huaja” që kanë përhapur më parë edhe alarmin për flamingot.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se gjatë 24 orëve të fundit është shpërndarë me shpejtësi një informacion i pavërtetë për gjendjen e banjave termale, duke pretenduar se ai është amplifikuar artificialisht në platformat online.

    “Prej 24 orësh është lëshuar një tjetër raketë digjitale, që algoritmi e ka shpërthyer në qindra mijëra reagime, me të njëjtën metodë dhe me ndihmën e të njëjtave duar të huaja që përhapën edhe alarmin për flamingot”, shkroi kryeministri.

    Për të mbështetur qëndrimin e tij, Rama publikoi një video nga Bënja, ku sipas tij shihet gjendja aktuale e banjave termale, me vaskat e mbushura me ujë dhe vizitorë që po i frekuentojnë ato.

    “Kush do të vërtetën e ka në këtë video, sot, nga Bënja”, shkroi ai.

    Kryeministri kujtoi gjithashtu se zona e ujërave termale të Bënjës ndodhet aktualisht në proces rikualifikimi, në kuadër të një investimi të realizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Projekti parashikon ndërtimin e rrugëve të reja të aksesit, hapësirave të shërbimit, zonave rekreative dhe ambienteve për zhvillimin e aktiviteteve kulturore dhe promovimin e traditave e produkteve karakteristike të zonës së Përmetit.

    Edi rama
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama nxjerr videon nga sot: Pretendimet për shkatërrimin e Banjave termale të Bënjës janë dezinformim

    June 26, 2026

    Gonxhja: Plazhet e menaxhuara nga bashkitë po ndikojnë në uljen e çmimeve edhe në sektorin privat

    June 26, 2026

    Bomba e merkatos/ Milan arrin marrëveshjen me PSG-në për Ramos, transferimi kalon 50 milionë euro

    June 26, 2026

    “Magjistari” ganez bën parashikimin e bujshëm: Portugalia e Ronaldos do të fitojë Kupën e Botës

    June 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.