Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Pse Berisha, Salianji dhe Meta përfunduan në pranga? Ish-deputeti i PL-së tregon prapaskenat

    November 1, 2024
    Pse Berisha, Salianji dhe Meta përfunduan në pranga? Ish-deputeti i PL-së tregon prapaskenat

    Ish-deputeti i PL-së, Lefter Maliqi, së fundmi ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama se ka qenë ai dhe PS të cilët bënë reformën në drejtësi, duke shtuar se “Amerika ka sjellë Noc Rrokun”.

    Maliqi u shpreh se Rama ka kapur drejtësinë ndaj ndodhën arrestimet politike të Ilir Metës, Sali Berishës dhe Ervin Salianjit.

    “Ashtu sic tha dhe dje në emisionin”Opinion”, duke thënë që nuk është Amerika që ka bërë Reformën në Drejtësi, por është ky, duke I treguar Noc Rokun Amerikës, pra ky ka kapur Drejtësinë, ka kapur SPAK-un, prandaj ndodhën arrestime politike ndaj Liderit historic, Sali Berisha, ndaj ish- Presidentit të Republikës, Ilir Meta, Ervin Salianji, rrëmbimi politik I Bejlerit, që sot është Eurodeputet e me rradhë”, tha Maliqi.

    Deklarata e plotë:

    Jam këtu në emër të Partisë së Lirisë, për të denoncuar krimin e organizuar në Shqipëri, mafjen të bërë njësh me Qeverinë, kapjen e drejtësisë.

    Gjej rastin të ngushëlloj familjet e viktimave në Shkodër, në këtë akt terrorist të krimit të organizuar, I cili drejtohet me regji nga “Babloku”i Surrelit dhe dua tju them se në Shqipëri rendi, siguria dhe qeverisja kanë rënë, fatet e saj do të jenë në duart e Opozitës se Bashkuar dhe socialistëve të ndershëm të zhgënjyer nga kjo keq qeverisje, të gjithë janë të bindur që bandit në Shqipëri, në Shkodër, në Tiranë, në Durrës, në Elbasan, në Vlorë dhe kudo janë bërë njësh, kanë marrë pasuri marramendëse, tendera korruptivë, drejtojnë trafiqet e drogës, emërojnë Ministra, Drejtorë të Përgjithshëm, drejtorë Policie dhe ndërhyjnë drejt për drejt te Kryeministri për blerjen, manipulimin dhe presionet ndaj votës së lirë.

    Prandaj jam këtu, për tju thënë se policia e Shtetit jo vetëm në Shkodër por dhe kudo, jashtë misionit të saj, ndërkohë që në mënyrë banditeske, antikushtetuese, antiligjore, me maska, me kapucë, me xhinse, pa numër identifikimi, pa vendim të Gjykatës, arrestojnë me filmim dhe urdhër të kamikazëve të Ramës, Ministrit dhe Drejtorit të Përgjithshëm, në mënyrë banditeske, ish- Presidentin e Republikës së Shqipërisë, ish- Kryeministrin, ish- Kryetarin e Parlamentit, garantin e Kushtetutës, Ilir Metën, që të gjithë e njohim për patriot dhe me vlera të mëdha.

    Gjej rastin që Ilir Metës ti urojmë sa më shpejtë, pavarsisht se drejtësia me regji dhe e kapur nga Rama, lirim të shpejtë dhe shëndet dhe e garantojmë që do të punojmë fort si Parti e Lirisë, si Opozitë e bashkuar për fitoren në zgjedhjet e ardhshme.

    Duke ju premtuar, që përvec  5 prioriteteve që ka Partia e Lirisë, njëra prej tyre është Rendi dhe Siguria në Shqipëri.

    Dyfishim i pagave për Policinë e Shtetit dhe vendosja para drejtësisë , në pranga të gjithë banditëve e lidhur me politikën, me “Rilindjen”, me bablokun e Surrelit,

    Ashtu sic tha dhe dje në emisionin”Opinion”, duke thënë që nuk është Amerika që ka bërë Reformën në Drejtësi, por është ky, duke i treguar Noc Rokun Amerikës, pra ky ka kapur Drejtësinë, ka kapur SPAK-un, prandaj ndodhën arrestime politike ndaj Liderit historic, Sali Berisha, ndaj ish- Presidentit të Republikës, Ilir Meta, Ervin Salianji, rrëmbimi politik i Bejlerit, që sot është Eurodeputet e me rradhë.

    Të bashkuar , të dashur qytetarë, anëtarë të Partisë së Lirisë, të Opozitës së bashkuar, jemi më të fortë se kurrë për një përballje dinjitoze me bandit, me krimin, me korrupsionin me trafiqet, kundër këtij kryemafiozi që ka kapur gjithë Shtetin, gjithë sistemin e drejtësisë, që ka shpopulluar, varfëruar dhe kriminalizuar vendin.

    Të bashkuar drejt fitores dhëmb për dhëmb me protesta, me përballje dinjitoze në bazë, në 2025 fitorja është e sigurt me Ilir Metën, me Sali Berishën në krye të Qeverisë Shqiptare.

     

    arrestimi i Berishes Ish-deputetii PL meta Salianji
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    April 27, 2026

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    April 27, 2026

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    April 27, 2026

    Kuvendi i Kosovës nis votimin për Presidentin, opozita bojkoton seancën

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.