Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Ish-drejtori i Policisë: Ilir Meta më shiti 3 herë te miqtë e tij që i përkisnin botës së krimit

    October 31, 2024
    Ish-drejtori i Policisë: Ilir Meta më shiti 3 herë te miqtë e tij që i përkisnin botës së krimit

    Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Mit’hat Havari përgjatë një interviste për “Breaking” në Top News zbuloi se ish-presidenti Ilir Meta, tashmë i arrestuar, ka nxjerrë informacione nga dokumente të klasifikuara në kohën kur ishte kryeministër.

    Sipas tij, Ilir Meta e dekonspiroi tri herë tek personazhe të botës së krimit, duke ndarë me ato informacione sekrete.

    Havari: Emrin e kam dërguar në 1992 kur kam qenë drejtor i policisë së Elbasanit, për keq, ai është marrë vendosur nën përgjegjësi penale për sjellje të ashpra, të rënda. Pastaj ai u katapultua shpejt në politikë. Dua të jap një kontribut sot dhe të them një të vërtetë të madhe, Ilir Meta nuk është një burrë i mirë, dinjitoz, përveç se ka qenë bashkëpunëtor i Ish Sigurimit të Shtetit me dokumente që e bën atë me karakter të ulët.

    Mua personalisht më ka tradhtuar 3 herë, në tre raste më ka dekonspiruar me botën e krimit. Kur kam qenë drejtor i policisë së Tiranës i kam dërguar një dokument zyrtar të klasifikuar një kopje të ministrit të Brendshëm dhe një kopje kryeministrit që ishte Ilir Meta, aty përmendeshin dy persona në një situatë të caktuar të një grupi kriminal, njëri ishte deputet dhe tjetri ishte thjesht një pronar lokali po që ishin miq të tyre.

    Kur po shkoja në shkallët e Kryeministrisë u përballa me deputetin që tani është i vdekur, dhe më tha drejtor unë jam i pasur nuk kam nevojë të përfitoj nga lekë të pandershme. Ilir Meta i kishte thënë, unë e kuptova batutën kuptimplotë të zotërisë, me çfarë di unë s’më takon të them je apo s’je i pasur, të kam dëgjuar në intervistë që je rritur i varfër në Gjirokastër, jetim, me çfarë u pasur9ive me rrogën e kryetarit të bashkisë së Gjirokastrës 300 mijë lekë? Heshti dhe iku. Unë i shkova në zyrë dhe i thash kështu më ndodhi me filanin.

    Nuk e di tha, ngriti supet. Pas disa ditësh më vjen në zyrë babai i personit tjetër të përfshirë, është i rëndësishëm ai pavarësisht se nuk është në politikë. Më tha ç’ke me djalin tim. I thash s’kam asgjë personale. Para disa vitesh unë isha i papunë, Sali Berisha nuk më afroi në çifligun e tij më merr një biznesmen në telefon, e njihja.

    Do të tregoj një problem shumë të rëndë që më ka ndodhur, më ka rrëmbyer Arturi tha, ai është personazhi i vërtetë, s’po ia them mbiemrin, me një furgon mallrash llamarinë, më vuri kapuçin, më çuan në breg të lumit dhe më mbajtën 6 orë. E detyruan të tërhiqej nga një tender rruge që shpallej atë ditë në kryeministri. Arturi ishte ushtar i Ilir Metës.

     LEXO EDHE:

    Në qeli i vetëm, me TV. Ha ushqime që ia sjellin nga jashtë. Gazetarja: Ju tregoj kërkesën e parë që bëri Ilir Meta si i burgosur

    Nisi protesta e opozitës, i pranishëm dhe Ilir Meta. Berisha e ndjek nga shtëpia

     

    bota e krimit ilir meta Mit’hat Havari
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    June 3, 2026

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    June 3, 2026

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    June 3, 2026

    Irani pretendon se ka goditur destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, paralajmëron “hakmarrje të fortë”

    June 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.