Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Në qeli i vetëm, me TV. Ha ushqime që ia sjellin nga jashtë. Gazetarja: Ju tregoj kërkesën e parë që bëri Ilir Meta si i burgosur

    October 25, 2024

    Me vlerësimin e të njëjte mase arresti që ishte caktuar nga gjykata, pas seancës në GJKKO, ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u transportua drejt burgut 313 në kryeqytet.

    Gazetarja Anila Hoxha detaje nga burgosja e Metës dhe çfarë ndodhi përpara se të shkonte në qeli.

    “Ilir Meta është transportuar drejt 313-ës, e cila ndodhet fare pranë Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Përgjatë këtyre orëve, deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, Ilir Meta është mbajtur në observim, që konsiderohet ndryshe si zona e tranzitimit. Siç më bëjnë me dije burime zyrtare nga Drejtoria e Burgjeve, Ilir Meta është dërguar në sektorin B, ka përfunduar fazën e observimit. Ai është mbajtur në survejim nga psikologët, gjithashtu janë bërë kontrolle mjekësore. Pasi ka përfunduar kjo fazë, ka marrë statusin e të paraburgosurit. Këto kontrolle mjekësore bëhen kundrejt çdo shtetasi që mbahet në fazën e observimit, menjëherë që gjykata shpall masën arrest me burg për çfarëdo vepre të mundshme penale”, tha si fillim Anila Hoxha.

    Më pas ajo u ndal dhe te kërkesat e Metës, i cili kishte kërkuar palestër dhe ambient për të kryer aktivitetet sportive.

    “Më është konfirmuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që Ilir Meta është vendosur që të qëndrojë i vetëm në qeli. Siç më bëjnë me dije urime shumë të sigurta, Meta ka kërkuar ambient për aktivitet sportiv, ka kërkuar dhe ka pyetur punonjësit e 313-ës nëse kishte apo jo palestër ku të merrej me sport. Kjo ka qenë kërkesa e tij e parë. Më është konfirmuar që pas vizitave mjekësore që janë rutinë, është konstatuar që Meta nuk vuan nga asnjë problem shëndetësor dhe këto të dhëna janë shkruar në kartelën e tij, sikurse dhe gjendja psikologjike, që psikologët dhe punonjësit e shërbimit social kanë shënuar që gjendja e tij paraqitet e qetë.

    Ditën e djeshme, institucionet e burgjeve, në qelinë që e kanë akomoduar në sektorin B, i kanë instaluar gjithashtu dhe një televizor, ndërsa janë pranuar veshje nga jashtë, të cilat i kanë sjellë anëtarë të familjes së tij. Gjithashtu janë pranuar dhe produkte ushqimore”, tha ndër të tjera gazetarja.

    kerksa e ilir metes ne burg meta kerkon palester vetem ne qeli
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    June 3, 2026

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    June 3, 2026

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    June 3, 2026

    Irani pretendon se ka goditur destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, paralajmëron “hakmarrje të fortë”

    June 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.