Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Policia e Tiranës: Shoqërohet dhe procedohet avokati Altin Goxhaj pas incidentit në Rrugën e Kavajës

    Mësuesi në Maliq ndërron jetë papritur, gjendet pa shenja jete pas mësimit

    Romanca në Ferma VIP merr kthesë të fortë/ Indri tërhiqet, Vanesa gati t’i japë fund lidhjes jashtë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Pronat: Çmimet rriten, por shitësit janë më të gatshëm për negociuar

    June 2, 2025

    TIRANË– Shitësit e pronave kanë qenë më të prirur për të negociuar çmimet e tyre gjatë vitit të kaluar. Nga rezultatet e Vrojtimit mbi Ecurinë e Tregut të Pasurive të Paluajtshme, publikuar nga Banka e Shqipërisë, gjatë vitit 2024 vërehet se është ulur ndjeshëm pesha e transaksioneve ku çmimi i blerjes së pronës për shitjet e kryera është i njëjtë me çmimin e kërkuar nga shitësi.

    Sipas Bankës Qendrore, kjo reflekton një fuqi më të madhe negociuese të blerësit në tërësi. Gjatë gjysmës së dytë të vitit, 72% e agjentëve kanë realizuar shitje me çmim më të ulët nga çmimi i kërkuar prej tyre, nga përkatësisht 64% dhe 40% në gjashtëmujorin e kaluar dhe gjashtëmujorin e dytë të vitit 2023.

    Pjesa më e madhe e tyre (rreth 37%) kanë raportuar se kanë realizuar shitje me një çmim midis 5% deri në 20% më të ulët nga çmimi fillestar i kërkuar. Krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar vërehet gjithashtu se është rritur pesha e transaksioneve të realizuara me një çmim deri në 5% më të ulët se çmimi i kërkuar nga shitësi, në 31% nga 18%.

    Me rritjen e ndjeshme të çmimeve të pronave gjatë viteve të fundit, marzhet e shitësve janë më të mëdha dhe kjo mund të shpjegojë një gatishmëri më të lartë për të negociuar nga ana e tyre. Banka e Shqipërisë vlerëson se çmimet e banesave iu kthyen rritjes së shpejtë në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar. Indeksi Fischer i përllogaritur nga Banka e Shqipërisë tregoi që çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë periudhës u rrit me 23.6% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, dhe me 44.5% në krahasim me një vit më parë.

    Indeksi i çmimeve për shitjet në Tiranë u rrit me 26.2% ndaj periudhës paraardhëse dhe 56% ndaj nivelit të një viti më parë. Megjithatë, Shoqata Shqiptare e Pasurive të Paluajtshme (NAREA) vlerëson se rritja e çmimeve që raporton Banka e Shqipërisë është e mbivlerësuar dhe i detyrohet kryesisht faktit që përgjigjet e vrojtimit janë marrë nga firmat e ndërtimit, më shumë se nga agjentët imobiliarë, që veprojnë kryesisht në tregun e rishitjes.

    Sidoqoftë, sipas vrojtimit, vlerësimi i përgjithshëm i agjentëve për situatën e përgjithshme të tregut ishte disi më pozitiv në krahasim me 6-mujorin e parë. Në përgjigje të pyetjes “Si e vlerësoni situatën e tregut në krahasim me periudhën (gjashtëmujorin) e mëparshme?”, balanca neto e përgjigjeve ishte pozitive për rreth 5%, me përgjigje veçanërisht optimiste për zonën e qyteteve bregdetare, ku vlera e balancës ishte dukshëm më pozitive sesa mesatarja afatgjatë.

    I njëjti tregues i vlerësuar vetëm për subjektet që kanë raportuar shitje rezultoi ndjeshëm më pozitiv gjatë periudhës, me një balancë neto rreth 17%. Balanca e treguesit të numrit të banesave të reja të regjistruara nga agjentët ka rënë lehtë ndaj periudhës paraardhëse. Balanca neto e atyre që raportojnë rritje të numrit të banesave të regjistruara dhe atyre që raportojnë rënie të numrit të tyre ishte -5%.

    Nga ana tjetër, numri i pronave të pashitura, si për banesa, ashtu edhe për godinat tregtare, ka vijuar të shënojë rënie për disa gjashtëmujorë radhazi. Koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi ra në 9.3 muaj nga 10.5 muaj në vrojtimin e mëparshëm. Në rastin e Tiranës, koha mesatare e shitjes u ul ndjeshëm në 7.1 nga 9.7 muaj. Koha mesatare për shitjet në zonat bregdetare u rrit, duke u kthyer në vlerat e një viti më parë, në 10 muaj, ndërsa për zonat e tjera, kohëzgjatja e shitjes ishte pak më e ulët sesa në gjashtëmujorin e kaluar, duke rënë në 11.6 nga 12.9 muaj.

    Financimi nëpërmjet kredisë bankare ka vijuar të figurojë në një pjesë të mirë të shitjeve të pronave. Sipas agjentëve, ashtu si periudhën e kaluar, gjysma e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Nga këto, në 72% të rasteve, kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës./Monitor

    Banka qendrore çmimet e pronave pronat
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Policia e Tiranës: Shoqërohet dhe procedohet avokati Altin Goxhaj pas incidentit në Rrugën e Kavajës

    April 16, 2026

    Mësuesi në Maliq ndërron jetë papritur, gjendet pa shenja jete pas mësimit

    April 16, 2026

    Romanca në Ferma VIP merr kthesë të fortë/ Indri tërhiqet, Vanesa gati t’i japë fund lidhjes jashtë

    April 16, 2026

    Plas debati live/ Grida Duma përplaset me Alfred Lelën dhe e largon nga studio

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.