Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ulet nafta, me sa do shitet benzina

    Njëri djalë i vdiq 6 muaj më parë, Enea u vra dje! Tragjedi e dyfishtë në familjen Mekolli

     Në pranga 6 persona të përfshirë në grupe kriminale, pritet ekstradimi nga Dubai

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Programi Kombëtar i Strehimit Social/ “E drejtë jetike e familjes dhe e njeriut”, Gonxhja kritika për disa bashki

    March 18, 2025

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka shprehur rezerva e kritika për disa institucione sa i përket informacioneve për strehimin sociale.

    Gjatë prezantimit sot të Programit Kombëtar të Strehimit Social, Gonxhja tha se qytetarët nuk kanë informacion të plotë mbi programin e strehimit, duke bërë që në këtë sektor të ketë mangësi dhe vonesa. Ai mori si shembull, qytetarë që nuk kanë marrë ende banesat nga programi i rindërtimit pas tërmetit të nëntorit të vitit 2019.

    Për këtë arsye ministri bëri thirrje që të institucionet lokale dhe qendrore të bashkëpunojnë në mënyrë që mos ketë më vend dhe hapësire për gabime.

    “Strehimi social është një nga sektorët që për mendimin tonë me analizat që kemi bërë ka pasur mangësi dhe i ka munguar një informacion i plotë për qytetarët. Shumica e qytetarëve nga anketimet tona, nuk e kanë të gjithë informacionin përkundrazi janë të keqiformuar mbi këtë sektor. Nga ana tjetër kemi vënë gjithashtu re qe edhe bashkitë dhe bashki kryesore të vendit, stafet e tyre, ndonjëherë edhe vetë kryebashkiakët e them me keqardhje, se me siguri nuk është një gjë që ka të bëjë me mungesë e vëmendjes apo vullnetit tyre, por vuajnë për informacion të plotë mbi këtë sektor dhe mbi programet e shumta që ka qeverisja vendore.
    Nëse bëhemi një skuadër, një forcë e përbashkët për të përballuar këtë problematikë të fortë që është jetike për qytetarët, do të ishim edhe më të fuqishëm. Do kishim më tepër mundësi, më shumë sukses dhe më tepër akses në aplikime të shumta që janë disponibël sa i takon që janë dhe financime të huaja, programe të huaja, kredi me interesa të ulëta dhe me avantazhe që janë për projekte ose propozime që mund të bënim ne dhe ju si bashki së bashku për këtë sektor. Ne e dimë të gjithë rëndësinë që ka kjo e drejtë fiziologjike, kjo është një e drejtë e njeriut, strehimi e drejtë jetike e familjes dhe e njeriut”, tha ministri.

    Ai shtoi se “ne vijmë nga një e shkuar jo shumë e largët që lidhet me rindërtimin, problematikë e madhe që na përballi me këtë emergjencë, sepse asnjëherë nuk dihet magnituda që sjell një tërmet dhe kjo na ka marrë shumë kohë, vite, na ka marrë dhe shumë kapacitete në kuptimin dhe të administratës që janë angazhuar për t’u marrë me një problematikë që nuk ka qenë e preventivuar në ato parashikime që zakonisht bëhen në nevojat që ka buxheti”.

    “Vijmë me një problematike, megjithëse është trajtuar në masën me të madhe dhe akoma ka pasoja për sa i përket strehimit. Mund të ketë pasur një kryefamiljar që nuk është më, vonesë në ndërtimin e një objekti, etj.
    Sukses i jashtëzakonshëm, marrim shembull Italinë, i ka marrë 30 e më shumë vite kohë që të marrin veten nga tërmeti, aq më tepër nuk kanë marrë shtëpi pa pagesë siç është bërë këtu.
    Nga 2018 e këtej një reforme e strehimit social, fondi prej 3% i strehimit special që vjen nga zhvilluesit privat në bashki, ky është lajm i mirë. Nuk kemi inventarizim të pritshmërive që duhet të ishin arritur, ky është lajm i keq”, tha Gonxhja.

    Bashkitë Blendi Gonxhja strehimi social
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ulet nafta, me sa do shitet benzina

    June 5, 2026

    Njëri djalë i vdiq 6 muaj më parë, Enea u vra dje! Tragjedi e dyfishtë në familjen Mekolli

    June 5, 2026

     Në pranga 6 persona të përfshirë në grupe kriminale, pritet ekstradimi nga Dubai

    June 5, 2026

    SPAK-u zbardh dëshmitë e Samir dhe Eva Manes për “shitjen” e vilës çiftit Meta-Kryemadhi

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.